BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Turqia po i kthen luftëtarët e huaj në vendet e origjinës

Turqia po i kthen luftëtarët e huaj në vendet e origjinës
Turqia e ka dëbuar në Shtetet e Bashkuara, një shtetas amerikan, i dyshuar si pjesëtar i grupit militant ekstremist, Shteti Islamik.
 
Transferimi i tij për në SHBA është bërë pasi Greqia refuzoi hyrjen e tij në territorin e saj.
 
Autoritetet turke po i dëbojnë nga veriu i Sirisë, të dyshuarit si militantë të Shtetit Islamik, në vendet e tyre të origjinës.
 
Njëri nga të dyshuarit, shtetas amerikan me prejardhje arabe, ka kërkuar që të dëbohet në Greqi, por autoritetet greke e refuzuan kërkesën e tij.
 
Ky person kishte mbetur i ngujuar në rajonin midis Turqisë dhe Greqisë.
 
Duke folur para gazetarëve në Ankara, ministri i Brendshëm turk, Sulejman Soyl tha se i dyshuari është dërguar në Shtetet e Bashkuara përmes transportit ajror nga Stambolli.
 
Ai bëri të ditur se edhe tre luftëtarë tjerë të Shtetit Islamik janë dërguar në vendet e tyre të origjinës, mirëpo nuk e saktësoi se në cilat vende.
 
Turqia filloi të dëbojë luftëtarët e huaj që gjendeshin në veri të Sirisë, pasi shumë vende evropiane ngurronin t'i pranonin ata.
 
Ankaraja zyrtare disa herë iu ka bërë thirrje vendeve tjera të tërheqin qytetarët e tyre nga veriu i Sirisë.
 
Rreth 10 mijë militantë të burgosur dhe dhjetra mijëra anëtarë të familjeve të tyre, po qëndrojnë në burgje dhe kampe në verilindje të Sirisë. Ata mbahen nga forca kurde që janë aleate të Shteteve të Bashkuara.
 
Mirëpo qindra luftëtarë të huaj, ranë në duart e forcave turke, pas ofensivës së Turqisë në veri të Sirisë e cila kishte për qëllim të dëbojë forcat kurde.
 
Më 14 nëntor sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje anëtarëve të koalicionit që luftojnë grupin militant ekstremist Shteti Islamik (IS), që të kthejnë në vendet e tyre xhihadistët, dhe të rrisin fondet për të rindërtuar infrastrukturën në Irak dhe Siri, vende këto të shkatërruara nga konflikti.
 
“Anëtarët e koalicionit duhet të kthejnë prapa mijëra luftëtarë të huaj terrorist, dhe ti mbajnë në përgjegjësi për mizoritë që kanë kryer”, tha Pompeo në hapje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve që e përbëjnë koalicionin ndërkombëtarë në luftë kundër Shtetit Islamik.