BREAKING NEWS

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe 2107 të infektuar

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe
x

Bota

“Tym i zi” për marrëveshjen mbi Sirinë, Turqia kërkon respektimin e Paktit së Soçit

“Tym i zi” për marrëveshjen mbi Sirinë, Turqia

“Takimet me palën ruse në Idlib nuk dhanë ndonjë rezultat të kënaqshëm. Kthyem mbrapsht dokumentet që na u paraqitën". Kështu deklaroi zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, pas dy ditësh bisedimesh në Moskë, me një delegacion nga Ankaraja.

“Parimi ynë mbi Idlibin është të kthehemi në marrëveshjen e Soçit, e nënshkruar në shtator 2018 nga Erdogan dhe Vladimir Putin për një armëpushim. Një ndryshim në vendndodhjen e posteve tona të vëzhgimit ushtarak në Idlib është i përjashtuar. Nëse ushtarët tanë janë në shënjestër, ne do t'i përgjigjemi në mënyrën më të fortë, siç kemi bërë në javët e kaluara", -shtoi Kalin.

Referenca ka të bëjë me bombardimet turke të forcave qeveritare siriane, artileria e të cilëve ka vrarë të paktën 13 ushtarë turq që nga fillimi i shkurtit gjatë ofensivës së vazhdueshme kundër forcave kryengritëse të mbështetur nga Ankaraja në veriperëndim të vendit.