Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U bë shkak për hapjen e hetimit ndaj ndikimit Rus/ Dënohet me burg këshilltari i fushatës së Trump

Postuar: 09/09/2018 - 18:25

George Papadopoulos, ish-këshilltar i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, veprimet e të cilit ishin shkas për hapjen e hetimit rreth ndikimit rus, u dënua me 14 ditë burg të premten. Gjykatësi që dha vendimin tha se zoti Papadopoulos kishte zgjedhur interesat vetjake dhe sakrifikuar interesat e vendit.

Dënimi i George Papadopoulos-it ishte shumë më i lehtë nga dënimi maksimal prej gjashtë muajsh që kërkohej nga qeveria, por dënim më i rëndë nga sa kishin kërkuar avokatët e tij. Megjithatë, avokati mbrojtës Thomas Breen tha se vendimi ishte i drejtë.

“Ne jemi shumë të kënaqur me vendimin e gjykatësit. Mendoj se ai mori parasysh të gjitha faktet. Disa njerëz mund të mendojnë se dënimi është i lehtë, ndërsa disa se është vendim i tepërt. Por nuk kam dyshim në mendjen time se gjykatësi vendosi për dënimin që ai mendoi se ishte më i drejtë” tha avokati.

Gjykatësi amerikan Randolph Moss tha se mashtrimi i Papadopulos-it “nuk ishte gënjeshtër fisnike” dhe se ai kishte gënjyer sepse donte një vend pune në administratën Trump dhe nuk donte të rrezikonte këtë mundësi duke u lidhur me hetimin rus.

Papadopoulos, i pari ndihmës i fushatës së zotit Trump i dënuar si pasojë e hetimit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller, tha se ndihej “thellësisht i turpëruar” që i kishte gënjyer agjentëve të FBI-së kur ata e morën në pyetje vitin e kaluar, dhe pranoi se veprimet e tij mund të kishin penguar punën e tyre.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 22:57

Një burrë ka thërritur dje 'Heil Hitler, Heil Trump!' gjatë një koncerti filarmonik në Baltimore të SHBA, çka ka bërë që audienca të lëshohet e tmerruar drejt daljeve duke menduar se diçka e tmerrshme do të

Postuar: 15/11/2018 - 22:43

Një krater gjigant i formuar nga përplasja e një meteori në tokë është zbuluar në thellësitë e

Postuar: 15/11/2018 - 21:10

Ndahet nga jeta këngëtari amerikan, ylli i muzikës country dhe pop Roy Clark.

Postuar: 15/11/2018 - 20:10

Përvojën 10 vjeçare që pati në një bodrum, ku qëndroi për 10 vite, një grua e ka nërë publike.

Postuar: 15/11/2018 - 19:56

Akti ekstrem ndaj gruas i kushtoi burgun një të riu.

Postuar: 15/11/2018 - 19:40

Policia maljaziane sekuestroi sot 72 çanta me bizhuteri të çmuara dhe para, si dhe 284 çanta dore