BREAKING NEWS

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’, zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Etilda Gjonajt dhe bën kërcënimin e fortë për negociatat

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’,
x

Aktualitet

“U njohëm nga Instagrami dhe pasi u takuam më përdhunoi”, deklarata tronditëse e 16-vjeçares nga Durrësi në polici pas takimit me të riun

“U njohëm nga Instagrami dhe pasi u takuam më

Policia e Durrësit arrestoi dje një 18-vjeçar pasi u denoncua nga një e mitur për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, ndërsa janë zbuluar deklaratat e të rinjve para oficerëve të policisë gjyqësore.

Të rinjtë ishin njohur përmes rrjetit sociale Instagram dhe kishin lënë të takoheshin në një kafe për të vijuar raportin mes tyre. Pas kafesë të rinjtë kanë shkuar në një vend tjetër, dhe pikërisht ky është momenti që 16-vjeçarja pretendon se është përdhunuar nga i riu.

“Më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale. Unë e refuzova, me argumentin se sapo ishim njohur dhe nuk isha gati për këtë hap. Në këtë moment, ai veproi forcërisht”, ka treguar 16-vjeçarja në denoncimin e kryer me prindërit në Polici. Ndërkohë, pas denoncimit, 16-vjeçarja do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Ndërkohë, ky i fundit mohon akuzën duke thënë se bëhet fjalë për një hakmarrje nga ana e vajzës për shkak se nuk dëshironte ta vijonte lidhjen.

“Është e vërtetë që kemi pasur njohje prej disa ditësh. U njohëm nëpërmjet rrjeteve sociale, në ‘Instagram’.Pas disa ditësh komunikime, vendosëm të dilnim në kafe e të njiheshim nga afër. U takuam një ditë dhe që prej asaj dite nuk e kam takuar më. Unë vendosa që të mos e shtynim më tej lidhjen, pasi nuk më pëlqeu. Ndryshe më dukej nga ‘Instagram’-i dhe tjetër njeri nga afër. Kjo është e gjitha.

Ajo nuk e pranoi këtë fakt, madje edhe më kërcënonte. Mendova se do të ishte çështje kohe, por ajo e paska pasur seriozisht. Unë betohem që nuk kam abuzuar me të”, mësohet të këtë deklaruar 18-vjeçari, mbi të cilin rëndon akuza e përdhunimit.