BREAKING NEWS

Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot nga SPAK

Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot
x

Bota

U paralajmëruan tensione, Donald Trump del me mesazhin e fuqishëm

U paralajmëruan tensione, Donald Trump del me mesazhin e fuqishëm

Në një deklaratë për mediat amerikane, Donald Trump i ka bërë thirrje të gjithë popullit amerikan që të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke thënë se ai nuk qëndron pas dhunës.

"Në dritën e raporteve për më shumë demonstrata, unë nxis që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji," tha presidenti në një deklaratë për Fox Neës.

"Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e humorit. Faleminderit."

Një këshilltar i Trump tha se deklarata do të dalë si një e-mail nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Shtëpia e Bardhë do të përpiqet të postojë deklaratën në të gjitha llogaritë zyrtare të Trump në mediat sociale.

Këshilltari gjithashtu tha se deklarata do të postohej dhe shpërndahej në të gjitha fushatat e Trump dhe llogaritë politike.

"Presidenti Trump po u kërkon të gjithë amerikanëve që të bashkohen me të për të siguruar që të ketë një tranzicion të rregullt dhe paqësor javën e ardhshme," i tha një këshilltar i lartë.

Presidenti Trump po kërkon gjithashtu që kompanitë Big Tech të bashkohen me të në këtë përpjekje. Kjo vjen si një autokritikë për veten nga ana e Trump, i cili akuzohet si urdhëruesi i dhunës së përgjakshme dhe të dhunshme në Kapitol.