BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Bota

U pezullua nga rrjetet sociale, Donald Trump merr lajmin e mirë pas largimit si president

U pezullua nga rrjetet sociale, Donald Trump merr lajmin e mirë pas

YouTube është gati t’i heqë pezullimin llogarisë së ish-Presidentit Donald Trump. Reuters shkruan pezullimi do të hiqet kur të ulet rreziku i përhapjes së dhunës në vend. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i YouTube, Susan Wojcicki, ku tha se llogaria do ët rikthehet kur nuk do të ketë më paralajmërime për protesta, apo dhunë.

“Kanali mbetet i pezulluar për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës. Ne do ta kthejmë përsëri llogarinë. Por do të ndodhë kur të shohim zbatimin e reduktuar të ligjit në Ëashington, nëse nuk shohim paralajmërime të ndryshme që vijnë nga agjencitë qeveritare, të gjitha këto do të ishin sinjale për ne se do të ishte e sigurt të rikthehet kanali,” tha Wojcicki.


Llogaria e Donald Trump në Youtube është bllokuar në datën 13 janar. Ajo u bllokua për shkak të nxitjes për dhunë që Trump bëri në 6 janar në Capitol Hill.