BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Bota

U shfaq për herë të parë në publik me maskë, Presidenti Donald Trump jep mesazhin e fortë: Asnjëherë nuk kam...

U shfaq për herë të parë në publik me maskë,

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur dje për herë të parë në publik me maskë mbrojtëse.

Ky veprim i Trump  ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, pasi ai ka qenë një ndër liderët që kundërshtonte mbajtjen e  maskave për t’u mbrojtur nga virusi.

Presidenti amerikan po vizitonte spitalin ushtarak Ëalter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër maskës, por besoj se ka një kohë dhe një vend”- deklaroi Trump.

Kujtojmë se Trump më herët kishte deklaruar se nuk do të mbante maskë, ndërsa ironizoi rivalin e tij Joe Biden lidhur me këtë çështje.

“Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient të veçantë, ku po flet me shumë ushtarë dhe njerëz mendoj se është një gjë e shkëlqyeshme të vendoset një maskë.”- u shpreh Trump.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,355,781 të infektuar dhe janë shënuar 137,403 vikitma./Burimi: CNN