BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

U vaksinua me AstraZeneca dhe vdiq nga tromboza/ Familja merr vendimin drastik për kompaninë farmaceutike

U vaksinua me AstraZeneca dhe vdiq nga tromboza/ Familja merr vendimin drastik

Familja e një burri 63-vjeçar francez, i cili vdiq nga "tromboza të shumëfishta" pasi mori një injeksion të parë të vaksinës anti-Covid të AstraZeneca, ka bërë një ankesë kundër kompanisë për "vrasje pa dashje". Më 7 Mars, Joël Crochet, 63 vjeç, mori një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca dhe tridhjetë minuta pas injeksionit, ai ndjeu dhimbje të forta të kyçeve dhe më pas probleme të frymëmarrjes. Të nesërmen, ai shkoi te mjeku i tij i cili përshkroi trajtimin. Një javë më vonë, shëndeti i Joël Crochet u përkeqësua papritur dhe dhjetë ditë pas injeksionit, ai u shtrua në spital dhe humbi jetën më 18 mars.

Një autopsi zbuloi disa paraqitje të trombozës në veshka, mëlçi dhe tru, tha vëllai i tij i cili kërkon shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Ai thotë se brenda një dite atij iu shumëfishuan problemet dhe tromboza iu shfaq në oragnet vitale deri sa u vendos në kujdesin intensiv. Familjarët e viktimës raportuan tragjedinë në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së Barnave (ANSM), e cila urdhëroi informacione të mëtejshme për të sqaruar shkaqet e vdekjes së tij.