BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Ukraina e “armatosur deri në dhëmbë” nga Perëndimi, në prill nis kundërofensiva ushtrisë ruse, tmerrohet Putini, ja pse tanket dhe municionet gjermane mund të bëjnë kthesën e madhe të luftës

Ukraina e “armatosur deri në dhëmbë” nga

Kundërofensiva e Ukrainës mund të bëhet realitet midis prillit dhe majit. "Është planifikuar tashmë dhe në drejtime të ndryshme", tha ministri i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, sipas të cilit koha e avancimit do të varet nga "momenti më i përshtatshëm" dhe nga kushtet e motit, veçanërisht në balta e frikshme e Ukrainës. Ky element, është përcaktues mbi të gjitha për transportimin e armëve. Mes tyre, siç shpjegon Kievi, duhet të ketë edhe Leopardët e prodhimit gjerman. “Në pranverë kemi tokë shumë të lagësht. Mund të përdoren vetëm disa lloj automjetesh. Mendoj se momenti i duhur mund të jetë rreth prillit ose majit”, saktësoi ministri ukrainas.

Kundërofensiva vendimtare

Njoftimi i Rezhnikov tregon se koha e mundshme e një kundërofensive, në këtë fazë të luftës, veçanërisht në lindje, mund të jetë vendimtare. Forcat ruse vazhduan të avancojnë ngadalë duke marrë territore dhe fshatra nga ushtria ukrainase. Kievi i ka rezistuar ndikimit të Wagner dhe njësive të forcave të rregullta ruse, por betejat janë jashtëzakonisht të përgjakshme dhe humbjet, edhe pse të pamundura për t'u vlerësuar me saktësi, kanë qenë të konsiderueshme nga të dyja palët. Numri i jetëve të humbura dhe shpenzimi i mjeteve dhe i municioneve rëndojnë në ofensivën ruse po aq sa në kundërsulmin e Ukrainës. Dhe kjo është arsyeja pse ata po kërkojnë përforcime nga Kievi dhe kanë frenuar përparimet e mundshme në fund të dimrit.

Ndihma nga Perëndimi

Këtë e pranoi vetë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili në një intervistë për gazetën japoneze Yomiuri Shimbun, e përshkroi situatën në frontin lindor si "të vështirë", në pritje të municioneve dhe avionëve nga aleatët. "Ne jemi duke pritur për municion nga partnerët tanë," sqaroi kreu i shtetit ukrainas. Në këtë drejtim, Polonia ka njoftuar tashmë se do të rrisë prodhimin e municioneve për t’ia dërguar Kievit. Kryeministri Mateusz Morawiecki, në një konferencë për shtyp, inkurajoi "kompanitë private, kompanitë shtetërore, subjektet e huaja që të marrin seriozisht sfidën e krijimit të impianteve të reja të prodhimit të municioneve në territorin polak". Ministri francez Sebastien Lecornu i tha gazetës Le Figaro se Parisi do të dyfishojë furnizimin me predha 155 mm në Ukrainë, të dobishme për obusët Caesar dhe Panzerhaubitze 2000. Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, konfirmoi në samitin e fundit në Bruksel, se Bashkimi Europian ka marrë përsipër të dorëzojë një milion fishekë brenda vitit, duke shënuar kështu një ndryshim total në qasje.

Frika e Rusisë

E ndërsa Himarët vazhdojnë të godasin rusët, pak ditë më parë ishte nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, Dmitri Medvedev, ai që tha se Shtabi i Përgjithshëm në Moskë ishte në dijeni të kundërsulmimit të ardhshëm.  Ky skenar frikëson Moska sepse betejat në Donbas kanë dobësuar trupat, të cilët kanë nevojë për zëvendësim dhe furnizime. Për më tepër, ardhja e automjeteve perëndimore mund të jetë një provë e madhe për të gjithë: si për njësitë ukrainase ashtu edhe për ato ruse. Tanket “Leopard2” nuk mund të revolucionarizojnë rrjedhën e luftës, por përfaqësojnë një risi dhe janë gjithashtu një mesazh politik. Se si do të përdoren dhe nëse trajnimi ka qenë i mjaftueshëm do të duket në fushë-betejë. Më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, qeveria gjermane vendosi dërgimin e shpejtë të dy batalioneve me tanke”Leopard 2″ për Ukrainën. Zakonisht, këto batalione janë të pajisura me 31 tanke secili. Vende të tjera që kanë dërguar tanke të tilla në Ukrainë janë, Polonia, Norvegjia, Kanadaja, Spanja dhe Portugalia. Polonia dorëzoi katër tanket e para të tipit më të vjetër “Leopard 2A4” në Ukrainë në muajin shkurt. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë tanket e fuqishme Abrams. Ekspertët ushtarakë besojnë se tanket “Leopard 2” janë superior kundrejt tankeve të ushtrisë ruse. Një arsye është se ato kanë një sistem armësh të stabilizuar dhe kështu mund të qëllojnë gjatë lëvizjes, ndërsa tanket “T-72”, që përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura ruse, duhet të qëndrojnë të palëvizshme për të qëlluar.