BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë
x
BREAKING NEWS

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te
x
BREAKING NEWS

27 Janar 2023

27 Janar 2023
x
BREAKING NEWS

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj
x
BREAKING NEWS

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse
x
BREAKING NEWS

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar?
x
BREAKING NEWS

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare",
x

Bota

Ukraina gjen “thembrën e Akilit” të Rusisë, Vladimir Putin eliminohet dy muajt e ardhshëm, nisin përgatitjet nga inteligjenca sekrete për të hedhur në erë urën e Krimesë

Ukraina gjen “thembrën e Akilit” të Rusisë, Vladimir

“Inteligjenca dëshiron të hedhë në erë urën e Krimesë”. Kremlini është në gatishmëri të lartë për muajt e ardhshëm të luftës në Ukrainë. Sipas kanalit Telegram General Svr, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një takim operacional me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit rus të premten, më 2 dhjetor, për të diskutuar raportin e Sekretarit të Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev mbi vështirësitë në përdorin më shumë se 80% të armëve raketore bërthamore. Tema tjetër e madhe ishte ura e Krimesë. Gjenerali shkruan: “Patrushev raportoi se, sipas informacioneve të disponueshme, ura mund të shpërthejë plotësisht në dy muajt e ardhshëm. Me sa duket, me mbështetjen e anglo-saksonëve, forcat e armatosura të Ukrainës po përgatiten të godasin dy ose më shumë shtylla”. Nëse sabotimi do të ishte i suksesshëm, çdo riparim do të kërkonte të paktën 6 muaj dhe rrjedhimisht do të bëhej "e pamundur për Rusinë që të ruante ushtarakisht Krimenë dhe territoret e pushtuara të Khersonit, Zaporozhye dhe një pjesë të rajoneve ukrainase të Donetskut".

Plani për urën e Krimesë

Disa javë më parë një shpërthim i fuqishëm ndodhi në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë, ku si pasojë mbetën të vdekur 3 persona. Kjo urë e cila është një pikë strategjike për të dyja palët është hapur nga vetë presidenti Rus Vladimir Putin më 2018 katër vjet pasi Moska ka aneksuar Krimenë. Kjo urë e cila është bërë tashmë një mollë sherri për të dyja vendet  është më shumë se 160 kilometra larg territorit të kontrolluar nga ukrainasit. Sipas analistëve shpërthimi i urës ka shumë pak gjasa që të jetë një incident madje ata mendojnë se e gjitha kjo mund të jetë një plan i mirëmenduar.

Çfarë do të thotë shpërthimi i urës?

Shpërthimi në urë drejt Krimesë është cituar si një goditje psikologjike për Moskën dhe një fitore e madhe për palën ukrainese pasi ky shpërthim i ka dhënë një goditje të madhe ofensivës ushtarake  të Rusisë. Në shumë rrjete sociale sulmin ndaj urës u krahasua  me fundosjen e anijes luftarake të Marinës Ruse Moskva në muajin prill nga Ukraina. Madje Ukraina është cilësuar si triumfatore, duke e konsideruar këtë shpërthim një arritje të një objektivi kyç ushtarak. Pas gjithë këtyre zërave qeveria e Putinit këmbëngulte se dëmi ishte nën kontroll dhe  theksoi se ura do të riparohej shumë shpejt. Rusia ka shpenzuar rreth 3.7 miliardë dollar për ndërtimin e urës. Kjo urë ishte edhe objektivi i të presidentit rus Vladimir Putin për të marrë kontrollin e Ukrainën dhe për ta lidhur atë përgjithmonë me Rusinë.

Ura e Krimesë, “simboli i fuqisë Ruse”

Për arsyet të vendndodhjes së saj strategjike, pra në ngushticën e Kerçit, e cila lidh Detin e Zi me detin Azov, duke mbështetur portet kryesore të Ukrainës që shtrihen në zonë, si Mariupolajo  mban një rëndësi tregtare dhe transportuese. Nga shumë media ndërkombëtre ajo është cilësuar si xhevahiri i projekteve të infrastrukturës të presidentit Vladimir Putin ose thënë ndryshe si ‘projekti i shekullit’. Ndërprerja e papritur e linjës së furnizimit përmes urës së Krimesë e bën Rusinë fatalisht më të prekshme për sa i përket kontrollit të Detit Azov. Në këtë kontekst, Moskës tani do t’i duhet të mbrojë si dritën e syrit linjën e mbetur hekurudhore, e cila kalon përgjatë detit Azov, me një pikë referimi në Melitopol.

Plani i ri i Putinit

Për sa kohë që Rusia vazhdon sulmet në infrastrukturën energjetike, dimri do të jetë i papërballueshëm për Ukrainasit dhe kjo do të bëjë që të popullata të braktisë vendin. Por a ishte e gjithë kjo një plan i mirëfilltë i liderit rus si një hakmarrje ndaj shpërthimit të urës? Po pas shpërthimit të urës a fshihet një gisht amerikan? Apo është thjesht një llogaritje hesapesh mes ushtrisë dhe shërbimeve sekrete të Rusisë. Sido që të interpretohet ky sulm diçka është e sigurtë, do të jetë fundi për Putinin në rast se humb luftën. Fundi i tij si figurë politike por dhe në kuptimin fizik pasi nuk ka falje në Rusi për carët që humbin luftërat.