BREAKING NEWS

'Kartvizitën 'FBI' s'do e refuzonte askush', Vangjeli zbulon 'të pathënat': Ju tregon se me kë është takuar McGonical në Shqipëri

'Kartvizitën 'FBI' s'do e refuzonte askush',
x
BREAKING NEWS

"Turp historik nëse ndodh", avokat Ngjela del me reagimin e fortë: Albin Kurti nuk do ta pranojë këtë ofendim të kombit shqiptar

"Turp historik nëse ndodh", avokat Ngjela del me reagimin e
x
BREAKING NEWS

A duhet të nisin hetimet ndaj Ramës nga FBI? Habit Kreshnik Spahiu

A duhet të nisin hetimet ndaj Ramës nga FBI? Habit Kreshnik Spahiu
x
BREAKING NEWS

"Mund ta ketë dërguar këtë email në kushtet e xhelozisë", gazetari tregon detajet për çështjen McGonigal: Gjykata kërkoi dokumente dhe informacione për…

"Mund ta ketë dërguar këtë email në kushtet e
x
BREAKING NEWS

‘Shpërthen’ Lorenc Vangjeli, plas deklaratën e fortë për ish- agjentin e FBI-së McGonigal: Ka marrë miliona euro në Shqipëri dhe Kosovë, ka takuar biznesmenë, politikanë, gjyqtarë e prokurorë

‘Shpërthen’ Lorenc Vangjeli, plas deklaratën e fortë
x
BREAKING NEWS

"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e fortë: McGonigal kuptoi se këtu bëhen para, mburreshin se kishin një shok në FBI

"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e vërteta që ju nuk e dini

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është kontaktuar sulmuar Ilir Metën

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është
x

Bota

Ukraina lëshon paralajmërimin e fortë, përgatitet me shpejtësi Perëndimi, detajet e fundit

Ukraina lëshon paralajmërimin e fortë, përgatitet me

Ukraina po përgatitet për shtimin e sulmeve nga Rusia dhe paralajmëroi sot mundësinë për një raund të ri evakuimesh nga kryeqyteti, pas një qetësie relative nga sulmet ajrore mbi infrastrukturën energjitike në javët e fundit.

Ndërkohë, në Perëndim, po rriten përgatitjet për shtimin e ndihmave humanitare për Ukrainën, veçanërisht për ngrohjen në muajt e ftohtë të dimrit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se trupat ruse “po përgatisin sulme të reja dhe për sa kohë të kenë raketa në dispozicion, ato nuk do të ndalen”.

“Kjo javë mund të jetë po aq e vështirë sa ajo që kaloi,” tha zoti Zelenski.

Ministrja e Jashtme norvegjeze Anniken Huitfeldt vizitoi sot Kievin duke u shprehur se situata është dëshpëruese. “Shumë këtu përballen me një zgjedhje të zymtë: të ikin ose të ngrijnë”, tha ajo.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një pjesë e popullsisë së qytetit me 3 milionë banorë mund të duhet të evakuohen në vende ku do të ketë më pak gjasa të ndërpriten shërbimet thelbësore, në rast sulmesh nga raketa ruse.

Rusia ka goditur infrastrukturën energjitikë të Kievit duke shkaktuar ndërprejre të furnizimit me energji dhe ujë.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në minus 11 gradë në më pak se një javë ndaj ndihmat ndërkombëtare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në artikuj të tillë si gjeneratorët dhe transformatorët.

Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell teksa drejtonte një takim të ministrave të BE-së, tha se Perëndimi duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me më shumë materiale për të përballur dimrin, pasi sipas tij, Presidenti Vladimir Putin po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një vrimë të zezë, pa dritë, pa energji, pa ngrohje.

Gjatë tre ditëve të ardhshme, zyrtarë të lartë të NATO-s dhe ministrat e jashtëm do të mblidhen në Bukuresht të Rumanisë, ku do të diskutohet për çështje të ndihmës humanitare./VOA