Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ukrainë, parlamenti anullon traktatin e miqësisë me Rusinë

Postuar: 06/12/2018 - 15:41

Parlamenti i Ukrainës Verkhovna Rada, aprovoi sot propozimin e presidentit Petro Poroshenko për mbylljen e traktatit të miqësisë me Rusinë. 
 
277 deputetë votuan për mbylljen e traktatit duke lejuar skadimin e tij dhe mosrinovimin. Traktati skadon më 31 mars 2019. Traktati i nënshkruar në1997, paracakton se Rusia dhe Ukraina duhet të respektojnë integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe pathyeshmërinë e kufijve reciprokë.
 
Në të thuhet gjithashtu se Ukraina e Rusia duhet të ndërtojnë marrëdhënie bilaterale bazuar në "respektin reciprok për sovranitetin, zgjidhjen paqësore të problemeve, pa përdorur forcën ose kërcënimin e forcës”.
 
Forcat qeveritare ukrainase po luftojnë kundër militantëve të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit që prej prillit 2014, pak pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 20:16

Policit siberian, i njohur si vrasësi më i madh serial i Rusisë i epokës moderne, i është dhënë dënimi i dytë i përjetshëm.Mikhail Popkov, 53 vjeç, vrau 55 gra dhe një polic afër Irkutskut midis viteve 1992 dhe 2

Postuar: 10/12/2018 - 19:52

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se migrimi i njerëzve &l

Postuar: 10/12/2018 - 19:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka aprovuar parimisht në fundjavë kërkesat e Pentagon për rrit

Postuar: 10/12/2018 - 19:02

Studiuesit të fakultetit të famshëm amerikan Instituti i Teknologjisë së Massachusetts njoftuan

Postuar: 10/12/2018 - 18:16

Një nga prodhueset më të mëdha të argjendit në botë, Kina, njoftoi sot zbulimin e depozitave të

Postuar: 10/12/2018 - 18:03

Protestat anti-qeveritare që kanë kthyer përmbys Francën thuajse kanë ndaluar ekonominë e vendi

Postuar: 10/12/2018 - 17:35

Kompania amerikane prodhuese e mikroçipave Qualcomm tha sot se kishte fituar urdhrin paraprak n