Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ultimatumi amerikan për Turqinë

Postuar: 22/05/2019 - 18:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Turqisë dy javë të heqin dorë nga blerja e sistemeve kundërajrore ruse S-400 në favor të sistemit amerikan “Patriot”, ka kumtuar televizioni amerikan CNBC, duke cituar burimet e informuara mirë.
 
“Deri në fund të javës së parë të qershorit Turqia duhet të anulojë marrëveshjen me Rusinë në vlerë prej disa miliardë dollarësh dhe në vend të kësaj të blejë sistemet për mbrojtje kundër raketave “Patriot” të cilat në SHBA i ka prodhuar kompania “Raytheon” ose në të kundërtën do të përballet me përjashtim nga programi F-35 me humbje të njëqind aeroplanëve F-35 të premtuar, me futje të sanksioneve amerikane dhe reagim të mundshëm të NATO-s, ka kumtuar ky televizion.
 
Sipas fjalëve të burimit, “ky është propozimi i fundit i Departamentit të Shtetit”.
 
Më herët Turqia ka kumtuar se nuk do të heqë dorë nga planet për blerje të S-400 dhe se seria e parë e sistemit të mbrojtjes kundërajrore do të hyjë në vend në korrik.
 
SHBA pretendojnë se sistemet S-400 nuk i përgjigjen standardeve të NATO-s, kërcënojnë me sanksione për shkak të blerjes së mundshme të tyre dhe shumë herë kanë thënë se mund ta shtyjnë apo prishin procesin e shitjes për Turqinë të aeroplanëve më të rinj F-35. Turqia është një prej pjesëmarrëseve të programit amerikan F-35. Ajo gjithashtu shpesh ka deklaruar se S-400 nuk paraqet kërcënim për F-35 amerikan.
 
Turqia tashmë e ka dërguar personelin ushtarak në Rusi për trajnim për udhëheqje të sistemeve S-400, ka deklaruar ministri i mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 19:58

SHBA, Izraeli dhe Rusia kanë arritur marrëveshje rreth shumicës së çështjeve sa i përket zgjidhjes së krizës në Siri, ka njoftuar Sekretari për Siguri i Rusisë, Nikolai Patrushev.
 

Postuar: 25/06/2019 - 19:48

Të premten e ardhshme Këshilli Federal do të trajtojë paketën e migracionit.

Postuar: 25/06/2019 - 19:34

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez tha sot se autoritetet e vendit shprehin mbështejen

Postuar: 25/06/2019 - 18:52

Parashikuesit e motit bënë shaka teksa thanë se “ferri po vjen” në Europë, duke qen

Postuar: 25/06/2019 - 15:43

Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar përballjen e botës me një “aparteid” të shkak

Postuar: 25/06/2019 - 15:33

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi për kthimin e Rusisë në këtë dhomë pas një

Postuar: 25/06/2019 - 15:30

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të martën se sanksionet e reja të SHBA kundër zyrtarëve t