BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Bota

“Unë mendoj se kjo pandemi nuk ka ndodhur rastësisht”, Brigitte Bardot del me deklaratën e fortë: As nga një pangolinë!

“Unë mendoj se kjo pandemi nuk ka ndodhur rastësisht”,

Fjala e saj është e rrallë dhe e lirë. Brigite Bardo, jeton e mbyllur në shtëpinë e saj, por ajo nuk e ka ndryshuar mënyrën e jetës se saj të përditshme. Ajo nuk është larguar nga La Madrague, ku aty jeton prej vitesh në shtëpinë e saj legjendare në Saint-Tropez.

Pa pushim (përfshirë edhe të Dielën), ikona e kinemasë Franceze punon për mbrojtjen e kafshëve. “Mos lejoni që fjalët tuaja të rrotullohen vetëm rreth fitimit dhe injorancës sikurse ndodh me një pjese të madhe të njerëzimit”!

A mendoni ju se pandemia mund të vijë nga “pangolina” e blerë në stendat e tregut në Wuhan?  Nëse ky është një virus që ka shpëtuar nga laboratori P4 i Institutit të Virologjisë Wuhan, apo ka ndonjë origjinë tjetër?!

-Unë mendoj se kjo pandemi nuk ndodhi rastësisht, as nga një pangolin (një kafshë e vogël e varfër akoma një viktimë!). Ndoshta si rezultat i manipulimeve të mbikëqyrura dobët në një laborator, ku ka kaq shumë eksperimente të neveritshme, por ky virus mbërriti në kohë përpara se të shpërthente në planet, ky i shkatërruar tashmë nga një demografi njerëzore e pakontrolluar dhe e pakontrollueshme.

Qënia njerëzore që vetëm ka grabitur vetveten, dhe ajo po shumëzohet deri në pafundësi pa ndonjë kontroll të lindjeve, ajo pushton, shkatërron, e shkatërron pafundesisht…! Libri i Jean-Claude Hermans, “Cinq Billion d’Hommes en trop” ( pesë miliardë njerëz e më shumnë ), i shpjegon në detaje plagët mizore që të gjitha këto qenie po i shkaktojnë planetit të shkatërruar.