BREAKING NEWS

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet", Rama nxjerr pamjet, tjetër mesazh të fortë pas prishjes së Teatrit

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në
x

Bota

“Unë s’dua të përshkruaj një fotografi të ditëve që do vijnë”/ Shefja e koronavirusit të BE-së tregon çfarë pritet: Evropa duhet të përgatitet për valën e dytë të Covid-19

“Unë s’dua të përshkruaj një fotografi të

Drejtori i  agjencisë së BE-së përgjegjëse për këshillimin e qeverive - përfshirë Britaninë e Madhe - për kontrollin e sëmundjeve ka deklaruar se perspektiva e një valë të dytë të infeksionit koronavirus në të gjithë Evropën nuk është më një teori e largët.

"Çështja është kur dhe sa e madhe do të jetë, kjo është pyetja sipas mendimit tim," tha Dr. Andrea Ammon, drejtor i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

"Duke parë karakteristikat e virusit, duke parë ato që dalin tani nga vendet e ndryshme për sa i përket imunitetit të popullatës - i cili nuk është aq interesant, midis 2% dhe 14%, që lë akoma 85% deri 90% të popullatës e ndjeshme - virusi është përreth nesh, duke qarkulluar shumë më herët se Janar dhe Shkurt ... Unë nuk dua të përshkruaj një fotografi të ditëve që do vijnë, por mendoj se duhet të jemi realistë. Se nuk është koha tani për t'u çlodhur plotësisht."

Qeveritë evropiane kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre të mbylljes, disa në masën që baret dhe restorantet së shpejti do të rihapen, të tjerët më tepër në mënyrë prove.

Boris Johnson ka shkruar në Twitter mesazhin e tij britanikëve duke apeluar për "qëndrim në shtëpi", "qëndruar vigjilent" dhe po kërkon të dërgojë nxënësit përsëri në shkolla brenda dy javësh.

Më të lexuarat