BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Urdhër ekzekutiv i presidentit Trump, të ardhurit nuk hyjnë dot, gjykata bllokon deportimin

Urdhër ekzekutiv i presidentit Trump, të ardhurit nuk hyjnë dot,

Një gjykatë amerikane ka penguar përkohësisht deportimin e personave me viza, apo refugjatëve të bllokuar nëpër aeroporte pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump.

Unioni amerikan i Lirive Civile (ACLU) dorëzoi një padi kundër urdhrit të nënshkruar të premten. Grupi përllogarit se, mes 100 deri në 200 njerëz janë ndaluar nëpër aeroporte, ose në kalimet tranzit. Ndërkohë mijëra të tjerë kanë protestuar pranë aeroporteve amerikane, për shkak të politikës goditëse të Trumpit kundrejt emigrantëve.

Urdhri i tij ekzekutiv ndaloi tërësisht programin amerikan për refugjatët, ndërsa vendosi gjithashtu një ndalim 90-ditor të hyrjes së shtetasve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni. Edhe ata që mund të kenë qenë në fluturim e sipër, janë prangosur me të shkelur në tokën amerikane, edhe pse kanë pasur viza të vlefshme apo leje të tjera emigrimi.

Të shtunën, Trump u tha reporterëve se “gjithçka është duke funksionuar më së miri, e këtë e shohim nëpër aeroporte dhe kudo tjetër”.

Por vendimi i gjykatës së Nju Jorkut, i marrë nga juristja Ann Donnelly, parandaloi largimin nga SHBA të njerëzve me aplikime të aprovuara refugjatësh, me viza të vlefshme dhe “individëve të tjerë që janë të autorizuar ligjërisht të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”.

Vendimi emergjent sqaron gjtihashtu se ekziston një rrezik për “dëmtime të qenësishmedhe të parikuperueshme” për ata që preken prej urdhrit ekzekutiv. Vendimi i kësaj gjykate nuk ka të bëjë me kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trumpit, por ajo që do të ndodhë me pasagjerët e bllokuar nëpër aeroporte mbetet ende e paqartë.

Në orët e para të së dielës, Departamenti për Sigurinë e Brendshme tha se do të vepronte në përputhje me vendimin e gjykatës, por pa harruar të zbatojë urdhrin e presidentit Trump. E gjitha kjo ndodhi pas një rasti të së shtunës, kur u arrestuan dy shtetas irakianë në Aeroportin “JFK” të Nju Jorkut. Njëri punonte për ushtrinë amerikane në Irak, ndërsa tjetri ishte i martuar me një punonjëse të kontraktuar nga ushtria amerikane. Të dy ata u lanë të lirë në pritje të seancës së dytë më 10 shkurt.

Më të lexuarat