Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ushtria greke dënon shkeljet e marinës turke në Egje

Postuar: 17/02/2017 - 18:34

Një patrullë detare e Turqisë ka lëshuar disa të shtëna të premten në ujërat territoriale greke, njoftonte ushtria greke, duke e quajtur incidentin “serioz”.

Barka e patrullës turke u largua nga zona pranë ishullit Farmakonisi, pasi një luftanije greke u afrua duke dhënë paralajmërime, tha një burim ushtarak për agjencinë AFP.

"Ky ishte një incident serioz dhe me cilësi të ndryshme nga shkeljet e tjera të raportuara nga Greqia në Egje.

Ushtria greke tha se mbetej në gjendje "mbikëqyrjeje të përforcuar" pas incidentit.

Disa burime njoftonin se Turqia kishte paralajmëruar për manovra ushtarake në këtë zonë, të cilat ishin refuzuar nga Greqia sepse përfshinin dhe ujërat greke.

Në fund të janarit, pas tensioneve në rritje mes fqinjëve, mjete detare turke e greke u konfrontuan për një kohë të shkurtër pranë një grupi ishujsh të debatuar në Egje.

Të vendosur pranë brigjeve turke dhe të pretenduara nga Ankaraja, ishujt shkëmborë të pabanuar kanë qenë prej kohësh një pikë e nxehtë e debatit të demarkacionit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/02/2017 - 10:36

Mediat gjermane: Pas skandalitme emetimin e gazrave, shefi i Volkswagen-it paguhet “vetëm” 10 milionë euro

Postuar: 25/02/2017 - 21:57

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin Hajdelberg të Gjermanisë, pasi një person vërshoi me makinën e tij në një zonë këmbësorësh.

Postuar: 25/02/2017 - 21:18

Përmbytjet e shkaktuara nga një liqen i formuar nga rrëshqitja e mbetjeve të minierave të qymyrit kanë bllokuar të shtunën një nga autostradat kryesore të Bosnjes dhe kanë sjell

Postuar: 25/02/2017 - 17:18

Një seri sulmesh vetëvrasëse goditi të shtunën disa instilacione ushtarake të qeverisë siriane në qytetin rebel të Homs duke vrarë të paktën 32 njerëz, përfshi dhge kreun e inte

Postuar: 25/02/2017 - 16:55

Pengmarrës të panjohur kanë rrëmbyer dy arkeologë gjermanë në veri të Nigerisë dhe tani kërkojnë $200,000 për lirimin e tyre.