Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ushtria ukrainase në Slovyansk, rrethon protestuesit pro-rusë

Ushtria ukrainase në Slovyansk, rrethon protestuesit pro-rusë

Postuar: 15/04/2014 - 17:03

Forcat e Ukrainës të mbështetura nga automjete të blinduara, kanë arritur që ta rrethojnë qytetin Slovyansk, në të cilin një grup i militantëve pro-rusë e kanë marrë pushtetin. Korrespodentët nga Assiciated Press dhe nga agjencia e lajmeve AFP, bëjnë me dije se kanë parë një kolonë të automjeteve të blinduara dhe të tankeve në veri të Slovyansk.
 
Shfaqja e forcave ukrainase vjen një ditë pas skadimit të ultimatumit të dhënë nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov. Turchynov iu kishte dhënë ultimatum protestuesve pro-rusë që të lirojnë objektet qeveritare dhe të dorëzojnë armët e marra deri në orën 08.00 të ditës së djeshme.
 
Agjencia ruse e lajmeve ITAR-TASS, e ka cituar udhëheqësin e pro-rusëve në Slovyansk, Vyacheslav Ponomaryov, të ketë thënë se qyteti është i rrethuar nga forcat qeveritare të Ukrainës. Ai ka thënë se "grupet paramilitare vetëmbrojtëse” i kanë përforcuar barrikadat në pikat hyrëse në këtë qytet.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 11:42

Fotoja shokuese e një babai me të bijën 2 vjeçare që u mbytën në Rio Grande ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin mes Meksikës së SHBA, duke shmangur muret, ka tronditur opinionin publik në SHBA.

Postuar: 26/06/2019 - 09:07

Deklaratave të presidentit iranian Hassan Rouhani, i cili komentoi sanksionet e fundit të imponua

Postuar: 26/06/2019 - 07:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshkallëzuar dje kërcënimet e përdorimit të forcës kundër I

Postuar: 25/06/2019 - 19:58

SHBA, Izraeli dhe Rusia kanë arritur marrëveshje rreth shumicës së çështjeve sa i përket zgjidh

Postuar: 25/06/2019 - 19:48

Të premten e ardhshme Këshilli Federal do të trajtojë paketën e migracionit.

Postuar: 25/06/2019 - 19:34

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez tha sot se autoritetet e vendit shprehin mbështejen

Postuar: 25/06/2019 - 18:52

Parashikuesit e motit bënë shaka teksa thanë se “ferri po vjen” në Europë, duke qen