Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vajza rrëfen se si u përdhunua nga 100 pjesëtarë të një bande kur ishte vetëm 16 vjeç

Postuar: 08/09/2018 - 20:03

Në një rrëfim makabër para gjykatës, një vajzë ka treguar se si u abuzua nga plot 100 anatërë të një bande.

Vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë i njohur për arsye ligjore, është rrëfyer para jurisë se si ka kaluar dorë më dorë të 100 burrave para se të mbushte 16-vjeç.

Viktima e abuzimeve, tregoi se si anëtarët e bandës e kishin detyruar të bënte seks me të që në vitin 1998 kur ajo ishte vetëm 13-vjeç. Ajo ka shtuar gjithashtu se në moshën 14-vjeçare kishte mbetur shtatzënë me një nga abuzuesit. Kështu, ata jo vetëm që abuzuan me të, por i rrëmbyen edhe fëmijërinë.

Vajza u shpreh në gjykatë:

Unë mund të them sinqerisht se deri në moshën 16 vjeç kam fjetur me 100 burra aziatikë – disa prej tyre nuk i pashë më. Ata që vijnë dhe të përdorin për një herë, janë ata që janë të vështirë për t’u kujtuar. Nuk e kuptoja atëherë se çfarë bëhej, por tani që jam e madhe i kuptoj të gjitha. Ata po kalonin numrin tim tek njëri tjetri."

Tanweer Ali, 37, dhe Mohammed Imran Ali Akhtar, 37, akuzohen të dy për abuzimin me vajzën mes viteve 1998 dhe 2001 kur ajo ishte 16-vjeç. Ali dhe Akhtar në atë kohë ishin përkatësisht 17 dhe 20 vjeç.

Teksa gjyqi vazhdon, janë të identifikuar edhe abuzues të tjerë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 16:16

Theresa May u betua sot që Brexit do të jetë ‘pa dyshim pro biznesit’ duke u përpjekur të mbështeste Mbretërinë e Bashkuar përpara largimit.

Postuar: 26/09/2018 - 15:30

“Nuk pranojmë të marrim leksione për të drejtat e njeriut nga ana e zotit Macron.

Postuar: 26/09/2018 - 10:28

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

Postuar: 26/09/2018 - 09:59

Shërbimi meteorologjik në Greqi, ka paralajmëruar se më datë 1 tetor, pjesa perëndimore e vendit

Postuar: 26/09/2018 - 09:08

E gjitha njësia policore e angazhuar në qytetin bregdetar të Meskikës, Akapulko është nën hetime,

Postuar: 26/09/2018 - 07:40

Dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, presidenti francez Emmanuel Macron ka hedhur poshtë arrit