BREAKING NEWS

Çështja e Saimir Tahirit, Gjykata e Lartë bën lëvizjen e rëndësishme

Çështja e Saimir Tahirit, Gjykata e Lartë bën
x

Bota

Covid/ Pas paralajmërimit të Interpol, OBSH i jep dritën jeshile, pritet të lëshojë certifikata elektronike për shtetin që do të nisë operacionin më të madh të vaksinimit në histori

Covid/ Pas paralajmërimit të Interpol, OBSH i jep dritën jeshile,

Një ditë më parë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe vaksinat anti-Covid. Për çështje sigurie, mbërritja e tyre ka ndodhur përmes një operacioni sekret, me kamiona të pamarkuar. Sakaq, qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me ngarkesën që kishin kamionët, të cilët mbanin vaksinat e Pfizer dhe Biontech.

Kjo pasi Interpol paralajmëroi më herët se grupet kriminale do të tentojnë të marrin vaksinat antiCovid. Nisur nga informacionet që qarkulluan në media, kjo ishte një mënyrë e mirë për t’u ruajtur. Vaksinat janë prodhuar në një fabrikë në Belgjikë, prej andej mbërritën në Britaninë e Madhe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po mendon aplikimin e certifikatave elektronike për personat e vaksinuar, pasi Britania e Madhe miratoi vaksinën e parë antiCovid. “Jemi duke vlerësuar me kujdes përdorimin e teknologjisë në përgjigjen ndaj koronavirusit, dhe një mundësi është si të bashkëpunojmë me vendet anëtare rreth një certifikate elektronike vaksinimi”, ka thënë një nga ekspertët e OBSH.

Aplikimi i certifikatave elektronike të vaksinimit, konsiderohet nga shumë ekspertë si një mënyrë për t’iu kthyer jetës normale. Për shumë të tjerë, e quajnë atë një shkelje të të drejtave të njeriut.

Javën që vjen, Britania do të nisë operacionin më të madh të vaksinimit në histori. 800 mijë dozat e para do të dërgohen fillimisht në disa laboratorë për një kontroll tjetër, dhe më pas do të shpërndahen nëpër spitale dhe qendrat e vaksinimit.