BREAKING NEWS

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi:
x

Bota

Vaksinimi anti-Covid, Bashkimi Europian jep lajmin e mirë për vendet e Ballkanit

Vaksinimi anti-Covid, Bashkimi Europian jep lajmin e mirë për vendet e

Kritikat se BE ka lënë pas dore Ballkanin Perëndimor në luftën ndaj Covid-19 ka tërhequr vëmendjen e Belgjikës.  
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell bëri të ditur se zgjidhja më e mirë deri më tani është që shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar dozash për vendet e treta, derisa të funksionojnë marrëveshjet e tjera.

“Jam shumë i bindur se ndarja e vaksinës në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye solidariteti global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore.  Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të gjithë të sigurt. Kemi konsideruar mundësitë që vendet anëtare të ndajnë vaksinat, gjë që është shumë e vështirë nëse marrim parasysh vështirësitë që shtetet po hasin në procesin e tyre të vaksinimit," tha Borrell. 

Disa orë më parë, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se unioni qëndron përkrah vendeve të rajonit në mënyrë që të sigurohet sa më parë akses ndaj vaksinave.

Gjermania ka shpallur zona me rrezik të lartë infektimi më shumë se 20 vende, mes tyre edhe Shqipërinëe. Rrjedhimisht ndalohen udhëtimet jothelbësore dhe do të kërkohet testimi e karantinimi për rastet e tjera.