BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Bota

Vaksinimi apo infektimi është më i mirë për krijimin e imunitetit ndaj COVID-19? Ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Vaksinimi apo infektimi është më i mirë për krijimin e

Shfaqja e COVID-19 është shoqëruar me teori të shumta konspirative çfarë ka bërë që të rriten dyshimet edhe për zbulimin e vaksinës kundër këtij virusi. Madje ka nga ata që janë skeptik për bërjen e saj.

Mirëpo ashtu si një infeksioni natyral edhe vaksinimi pritet t’ju mbrojnë nga COVID në të ardhmen.

Por si ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës? Dhe cila na siguron imunitet, infeksioni natyral apo vaksinimi?

Ekspertët mjekësorë mendojnë se vaksinimi është më i sigurt dhe siguron më tepër mbrojtje se infeksioni natyral për shumicën e njerëzve dhe rekomandojnë vaksinimin edhe nëse keni kaluar Covid-19.

Si  infektohemi dhe si arrijnë të parandalojnë vaksinat infektimin me Covid-19?

SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, infekton dhe sëmur njerëzit pasi futet në qeliza duke përdorur një proteinë në sipërfaqen e tij të jashtme të quajtur proteina spike.

Qëllimi i vaksinimit është të “mësojë” qelizat imune të specializuara të quajtura qelizat T dhe qelizat B se si duket proteina spike, në mënyrë që të njohin dhe të parandalojnë infeksionin.

“Ne mund ta synojmë proteinën “spike” dhe të bllokojmë një lidhje të proteinave spike dhe qelizave tona,” sipas  Alyson Kelvin në Universitetin e  Dalhousie në Halifax dhe Qendrës Kanadeze për Vaksinologji në Vido-Intervac në Saskatoon.

Kelvin studion se si njerëzit zhvillojnë sëmundjen pas infektimit me SARS-CoV-2 dhe gjithashtu se si të matin përgjigjen imune ndaj vaksinave. Vaksinat luajnë rolin e një infeksioni natyral pa e ekspozuar dikë ndaj një virusi.

“Vaksina trajnon sistemin tuaj imunitar për t’iu përgjigjur virusit pa shkaktuar simptoma të sëmundjes,” tha Kelvin./ Emily Chung, CBC News