BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Bota

Vaksinimi i detyruar nxit imunizime dhe protesta të ashpra. Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Vaksinimi i detyruar nxit imunizime dhe protesta të ashpra. Ja

Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara po bie, masa e vaksinimit të detyruar po nxit imunizimin mes disa punonjësve dhe protesta nga disa të tjerë.

Ndërsa 76 për qind e popullsisë së Shteteve të Bashkuara është vaksinuar me të paktën njërën dozë, në vendet e punës ku vaksinimi kundër COVID-19 është i detyrueshëm afatet për kryerjen e tij po afrohen me shpejtësi. Kjo masë hasi në rezistencë tek punonjësit që rrezikojnë të humbasin vendet e punës.

Në distriktin e Los Anxhelosit, sherifi tha se nuk do të zbatojë urdhrin e vaksinës për 18 mijë punonjësit e tij.

“Ka grupe të tëra punonjësish që zgjedhin të largohen nga puna në vend që të vaksinohen. Nuk dua që të humbasim 5 deri 10 për qind të punonjësve brenda natës për shkak të vaksinës”, tha Sherifi i Distriktit të Los Anxhelosit, Alex Villanueva.

Tensionet vijnë ndërsa shkalla ditore e infektimeve me COVID-19 në SHBA ka rënë në rreth 95 mijë raste të reja. Rënia vjen pas kulmit të shtatorit, kur sipas Universitetit Johns Hopkins ishin regjistruar 172 mijë raste në ditë.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, tha për rrjetin CNN se është optimist rreth trajektores së pandemisë, por shtoi se ende është herët që të hiqet dorë nga kufizimet pandemike siç është maska.

“Do të doja që rastet të binin nën 10 mijë, e madje edhe më poshtë se kaq. Por shifra prej 95 mijë tregon se jemi në një situatë me një shkallë të lartë të qarkullimit dinamik të virusit në komunitet”, tha ai.

Zyrtarët e shëndetësisë pritet të takohen më vonë këtë muaj për të diskutuar kërkesën e kompanisë Pfizer për miratimin urgjent të vaksinës për fëmijët nga 5 deri 11 vjeç. Pfizer ka propozuar që fëmijët të vaksinohen me një të tretën e dozës për të rriturit.

Ish-kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Scott Bottlied, anëtar i bordit të kompanisë Pfizer, tha për rrjetin CBS se mund të duhen vite para se vaksinimi i fëmijëve në shkolla të bëhet i detyrueshëm.

“Grupmoshat 12 deri 17 vjeç mund të jenë disa vite larg, ndoshta edhe më gjatë. Ata nga 5 deri 11 vjeç edhe më larg. Deri atëherë do të ketë më shumë përvojë“, tha ai.

Ndërkohë, administrata Biden ndau 1 miliardë dollarë për blerjen e miliona testeve të shpejta kundër COVID-19 që mund të bëhen në shtëpi, pas raporteve për mungesë të pajisjeve të testimit në të gjithë vendin. Deri në dhjetor, Shtëpia e Bardhë thotë se do të sigurojë rreth 200 milionë teste në muaj./VOA

Më të lexuarat