BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Bota

Vala e të nxehtit pushton Evropën, vjen paralajmërimi i frikshëm

I nxehti afrikan ka trokitur në dyert e Europës duke çliruar temperatura mbi 40 gradë, me të cilat banorët e Kontinentit nuk janë mësuar. Gjermania, Zvicra, Belgjika, Franca, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia Veriore po durojnë temperatura më të larta se ato në Zambia.

Në Francë, për shkak të temperaturave të krahasueshme me ato të muajit gusht të vitit 2003, më të lartat që pas luftës së Dytë Botërore, kanë shkaktuar vdekjen e disa personave të moshuar dhe kanë mbushur spitalet. Instalimi i rubineve të reja me ujë të pijshëm në çesmat publike dhe dhomat e ftohta në ndërtesat publike, pritet të zbusin sadopak të nxehtin afrikan.

Ministri francez i shëndetësisë ka bërë të ditur se në spitale gjithçka është gati për të ndihmuar njerëzit që do të paraqiten aty për shkak të të nxehtit.