BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Bota

Varianti DELTA po përhap panik pasi po rritet me shifra të larta/ SHBA-ja del me vendimin më të fundit

Varianti DELTA po përhap panik pasi po rritet me shifra të larta/

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk planifikojnë të heqin kufizimet e udhëtimit. Ky vendim vjen në një kohë kur infeksionet nga Varianti Delta janë rritur dukshëm.

Vendimi nënkupton që kufizimet aktuale të udhëtimeve të cilat kufiozojnë hyrjen për disa shtete të zonës e Shengenit , Mbretërisë së Bashkuar dhe vendet e tjera do të qëndrojnë.

Në anën tjetër edhe qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti amerikan i Shtetit, kanë lëshuar paralajmërime kundër udhëtimeve në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgizi, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në këto vende.

Në qershor të këtij viti, Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë hequr paralajmërimet për udhëtime në më shumë se 110 shtete dhe territore, mirëpo teksa rastet e të infektuarve rriten, paralajmërimet janë rikthyer.

Për të vënë nën kontroll përhapjen e variantit Delta, po bëhen përpjekje për të vaksinuar amerikanët.

New York njoftoi se do t'u kërkonte punonjësve ose të vaksinohen kundër koronavirusit ose do të përballen me teste të përditshme.

Ndërsa Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve është bërë agjencia e parë e madhe federale në SHBA, që u ka kërkuar punëtorëve të saj shëndetësorë të marrin vaksinat kundër koronavirusit, teksa varianti ngjitës Delta, përhapet në këtë vend.

Kërkesa e Departamentit amerikan për Çështje të Veteranëve ka ardhur në ditën kur gati 60 organizata të shëndetit publik, kanë bërë thirrje që institucionet shëndetësore t’iu kërkojnë punëtorëve të tyre që të vaksinohen.

Rreth 115,000 punëtorët shëndetësorë të këtij Departamenti, do të kenë tetë javë për t’u vaksinuar plotësisht, mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë për punëtorët që refuzojnë imunizimin.

Në Shtetet e Bashkuara nuk ka ligj federal që përcakton se punëdhënësit mund t’iu kërkojnë punëtorëve, që janë fizikisht në vend të punës, të vaksinohen.

Më të lexuarat