BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Vazhdojnë përplasjet e ashpra/ Provokon Turqia, sorollat në ajër për disa minuta avionin e ministrit të Jashtëm të Greqisë! Nuk i jep leje të kalojë

Vazhdojnë përplasjet e ashpra/ Provokon Turqia, sorollat në

Televizoni publik i Greqisë ka bërë me dije se  autoritetet turke kanë kryer një provokim të ri nga ana e tyre, kësaj here ndaj grupit diplomatik të ministrit të Jashtëm Nikos Dhendias që kthehej me avionin qeveritar nga Iraku ku ndodhej për vizitë një ditë më parë.

Sipas informacioneve të para nga ERT , autoritete turke kanë mbajtur në ajër dje në mbrëmje me shumë se 20 minuta avionin qeveritar në të cilin ndodheshin ministri i Jashtëm Nikos Dhendias, zv/ministri për diplomacinë ekonomike Kostas Fragkogianis  dhe përfaqësia diplomatike greke.

Siç ndodh në këto raste pilotët e avionit qeveritar grek duhet  të marrin lejen e autoriteteve turke që të kalojnë në zonën  ajrore të Turqisë  për tu kthyer në atdhe. Por në momentin që avioni ndodhej mbi Mosul në kufijtë mes Turqisë dhe Irakut , nuk i është dhënë leja nga autoritet  turke.

Për këtë arsye pilotëve u është dashur të kryejnë mbi 20 minuta rreth rrotullime në ajër dhe vetëm atëherë kanë marrë lejen për të hyrë në zonën ajrore të Turqisë duke kaluar fillimisht mbi Dyarbakir.

Avioni i ministrit të Jashtëm Dhendias ka mbërritur ne aeroportin e Elefsines pak pas mesnate dhe siç është bërë e ditur në se do të vazhdonte edhe pak loja e autoriteteve turke do të rrezikoheshin jetët e gjithë diplomatëve, pasi karburanti po mbaronte dhe zona në fjalë në kufijtë mes Turqisë e Irakut  ka shumë pak aeroporte që mund të presin avionë civile.

Pritet nga momenti në moment që pala greke të dërgojë note proteste për ngjarjen e mbrëmshme e cila ndodh vetëm disa orë para samitit të lartë të BE , ku pala greke ka paralajmëruar se do të hedhë në tryezë çështjen e provokimeve turke, duke filluar kryesisht me hyrjen e anijes kërkimore Oruc Reis në mëngjesin e së mërkurës në ujërat greke pranë ishullit Kastelorizo .