Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Bota

Vazhdon 'lufta' për vaksinën e covid-19/ Putin deklaroi se Rusia e ka gati, agjensia e lajmeve e nxjerr bllof, zbardhet dokumenti sekret: Shkakton efekte anësore, u provua vetëm tek....

Vazhdon 'lufta' për vaksinën e covid-19/  Putin deklaroi se

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i vaksinës kundër koronavirusit, që sipas presidentit rus Vladimit Putin vaksina e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai drejton është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh.

Presidenti rus shkroi në një postim që duket se mori vëmendjen e të gjithëve, se njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë, tashmë Rusia do të ketë vaksinën që do ti garantojë të gjithë botës një të ardhme pa Covid 19, pa izolim dhe pa maska.

Por ditën e sotme agjensia e lajmeve Fontanka ka bërë të ditur se vaksina e koronavirusit të Vladimir Putinit është testuar mbi vetëm 38 persona dhe shkakton efekte anësore përfshirë dhimbjen e trupit si dhe ënjtjen e tij.

“Droga” shumë e trumbetuar ruse u regjistrua pas vetëm 42 ditëve kërkim dhe efektiviteti i saj është i panjohur sipas agjenisë së lajmeve ruse.

Në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim thuhet se ‘nuk janë kryer studime klinike për të studiuar efektivitetin epidemiologjik’, pavarësisht pretendimeve të Putinit se vaksina ka kaluar ‘të gjitha testet e nevojshme’.

Rusia e ka bërë garën e vaksinës një çështje të prestigjit kombëtar dhe po përpiqet me doemos ta paraqesi Rusinë si një fuqi shkencore në arenën ndërkombëtare.

Më të lexuarat