
Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Vdekja e 23 vjeçarit shkakton kaos/ Protestuesit sulmojnë kë gjejnë përpara, mbesin të plagosur 4 oficerë Policie, ministrja e Brendshme dënon ashpër ngjarjen

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

E mërkura në mbrëmje u mbyll me protesta të dhunshme ku shkak u bë vdekja e një 23-vjeçari të arrestuar nga Policia në fundjavë.Makina e mbretit Philippe u godit nga protestuesit ndërsa kalonte nëpër zonë dhe një stacion policie u dogj gjatë protestës e cila shkaktoi kaos nëpër rrugët e qytetit.
Sipas të dhënave të policisë disa persona u arrestuan, ndërsa katër oficerë policie u plagosën.Policia tha se rreth 500 njerëz u mblodhën të mërkurën afër rajonit të policisë në veri të Brukselit për vdekjen e një personi të identifikuar nga media belge si Ibrahima B.
Ibrahima B u arrestua të shtunën në mbrëmje pasi kishte ikur nga policia që po kontrollonte grupe të dyshuar për shkeljen e masave anticovid.
Zyrtarët thonë se ai humbi ndjenjat pasi u dërgua në rajonin e policisë dhe u transportua në spital , ku vdiq një orë pas arrestimit.
Arsyet për vdekjen e tij janë ende të paqarta , por organet mbikëqyrëse të policisë kanë hapur hetimin për zbulimin e ngjarjes, sipas zyrës së prokurorit publik të Brukselit.
Të mërkurën pasdite protestuesit marshuan drejt një stacioni policie në qendër duke kërkuar të vërtetën në lidhje me vdekjen, para se protesta të kalonte në dhunë.
Ministrja e brendshme, Annelies Verlinden ka dënuar ngjarjet e së mërkurës si “krejtësisht të papranueshme” dhe u përpoq të siguronte publikun mbi hetimin.
“Ne do ta ndjekim çështjen dhe do të marrim hapat e nevojshëm për të dënuar gjithashtu sjelljen e pahijshme nga policia,” tha Verlinden.
“Por sot, nuk ka arsye për ta bërë këtë dhe dhuna është e pajustifikueshme.”
Më të lexuarat


Studiuesit në SHBA japin lajmin e MADH: Përdorimi i këtij ilaçi zvogëlon rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Piu shurupin “magjik” që shëronte koronavirusin, e pëson keq ministrja e Shëndetësisë

Shefi i kabinetit të Joe Biden i befason të gjithë me deklaratën, tregon se çfarë zbuluan në Shtëpinë e Bardhë për Donald Trump

“Unë do të jem gjithçka për ju”/ Zbulohen detajet horror nga ‘Haremi i Gaddafit’, si ish-diktatori përdhunonte, rrihte dhe urinonte vajzat e reja

Biden zhvillon bisedën e parë telefonike me Johnson, zbulohet për çfarë kanë folur

Kryeministri italian, Giuseppe Conte merr vendimin e PAPRITUR kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca

Shkundet toka, shënohet një tërmet i fuqishëm në këtë shtet, jepet alarmi për cunam

Çfarë ndodhi? Kryeministri italian merr vendimin befasues kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca

U vaksinua jashtë radhe, gjenerali i ushtrisë në Spanjë bën lëvizjen e papritur pasi mediat i zbuluan ngjarjen

Është 3.9 miliardë vite i vjetër, njihuni me objektin e veçantë që presidenti Joe Biden ka vendosur në zyrën ovale (FOTO)
