BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Bota

Vdekja e Floyd, të thënat dhe të pathënat e ngjarjes tronditëse që ndezi një Amerikë të tërë

Vdekja e Floyd, të thënat dhe të pathënat e ngjarjes

George Floyd, 46-vjeçari afro-amerikan nga Houston, jetonte në një periferi në Minneapolis prej 5 vjetësh dhe punonte si nëpunës sigurie në një restorant, i mbyllur tashmë nga emergjenca Covid-19. Të hënën e 25 majit u arrestua nga policia për përdorimin e një kartëmonedhe false prej 20 dollarësh për të blerë cigare. 17 minuta pas ndërhyrjes së policisë, ai u deklarua i vdekur. Në një video, që ka bërë xhiron e botës, tregohet agjenti i policisë Derek Chauvin ndërsa i mban gjurin mbi qafë për 8 minuta e 46 sekonda dhe agjentët e tjerë nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar. Filmimi shkaktoi zemërim dhe protesta të shumta të të indinjuarve fillimisht në Mineapolis, më pas edhe në qytete të tjera amerikane, por jo vetëm.

Sipas raportit të departamentit të policisë në Mineapolis, katër agjentë policie i ishin përgjigjur një telefonate për një burrë i dyshuar për falsifikim dokumentacioni. Kur mbërritën në vendngjarje, Floyd ndodhej në makinë dhe dukej se nuk ndihej mirë. Pasi u zbrit nga automjeti, u prangos dhe u thirr një ambulancë. Pak minuta më pas Floyd kishte vdekur. Në filmin shihet polici që i mban gjurin mbi fyt, ndërsa ai thotë: “Nuk marr dot frymë”. Edhe pasi ai nuk lëvizi më, polici nuk u ngrit prej tij, derisa erdhi ambulanca. Pasi u dërgua në spital, u deklarua i vdekur.

Sipas një raporti paraprak mbi kufomën e Floidit, nuk kishte shenja asfiksimi ose shtrëngimi fatal për të njëjtin njeri. Sidoqoftë, janë theksuar gjendjet e mëparshme shëndetësore të ndryshuara të njeriut, siç janë problemet e hipertensionit të zemrës dhe çrregullimet e arterieve koronare, ndoshta të rënduara nga manovra e përdorur nga Chauvin deri në atë pikë sa të jenë vdekjeprurëse. Familja e Floyd kërkoi një autopsi të pavarur, sipas së cilës asfiksia e shkaktuar nga manovra e Chauvin u përcaktua si shkaku i vdekjes, e cila bllokoi rrjedhën e gjakut në tru në zonën e qafës. Autopsia zyrtare gjithashtu përcaktoi se vdekja e Floyd ishte një vrasje dhe se zemra dhe mushkëritë e burrit kishin pushuar së punuari ndërsa ishte duke u mbajtur ende nga policia. Polici tashmë është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatës për akuzën e vrasjes me paramendim. Ndërsa tre agjentët e tjerë të përfshirë janë pushuar nga puna.

Ngjarja nxiti protesta të dhunshme në të gjithë vendin, ku pati shkatërrime, zjarrvënie, vjedhje, dhunë, përleshje me policinë, plagosje, vrasje, si dhe nuk munguan akuzat e ndërsjella të kampeve politike, duke akuzuar njëri-tjetrin për neglizhencë me situatën që degradoi duke shpartalluar dhe duke ndezur një Amerikë të tërë.

Bota e muzikës dhe e Hollivudit është solidarizuar me çështjen, duke nderuar emrin e Floyd dhe duke denoncuar dhunën e vazhdueshme ndaj personave me ngjyrë, pabarazinë racore. Nuk mungoi as solidariteti nga ana e sportit, si në SHBA dhe jashtë saj. Boksieri i njohur Floyd Mayweather u ofrua të paguante shpenzimet e funeralit të George, gjest që u vlerësua dhe u pranua nga familja.

Më të lexuarat