BREAKING NEWS

Shoqëroi 30 mjekët dhe infermierët shqiptar në Itali, ministri Gent Cakaj futet në karantinë

Shoqëroi 30 mjekët dhe infermierët shqiptar në Itali,
x

Bota

Vdekja e legjendës Kobe Bryant nga rrëzimi i helikopterit, gruaja e tij Vanessa bën lëvizjen që nuk pritej

Vdekja e legjendës Kobe Bryant nga rrëzimi i helikopterit, gruaja e

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, ka vendosur të merret personalisht çështjen e vdekjes së tij dhe vajzës së tyre.

Teksa po përpiqet të qëndrojë e fortë për vajzat e saj, ajo po mundohet gjithashtu të vendosë drejtësinë në vend.

Për këtë arsye, ajo ka hedhur në gjyq kompaninë e helikopterit ku fluturonte Kobe dhe e bija.

Në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, ajo ka dërguar një padi prej 72 faqesh, ku akuzon kompaninë “Islan Express” për neglizhencë.

Vanessa pretendon të marrë një dëmshpërblim prej kompanisë dhe kjo e fundit të ndëshkohet ekonomikisht.

Ajo është shprehur se piloti po i jepte helikopterit me shpejtësi 180km/h në kushte të pafavorshme të motit dhe ka akuzuar kompaninë se nuk duhet ta kishte lejuar ngritjen e helikopterit.

Kjo padi është regjistruar vetëm pak orë para se njerëzit të mblidheshin për të mbajtur homazhe në “Staples Center” në Los Angeles.