BREAKING NEWS

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e
x

Bota

“Vdekje e pazakontë, kam dyshime”, ish-mjeku historik i Maradonës nxjerr prapaskenat e forta dhe hedh akuzat e rënda për legjendën e futbollit që tronditi botën

“Vdekje e pazakontë, kam dyshime”, ish-mjeku historik i

Mjeku historik dhe përgjegjës i Diego Armando Maradona, ka bërë publike dyshimet e tij pse i ndjeri la spitalin, ku ka zbardhur detaje të reja se çfarë mund të ishte bërë për të shpëtuar Maradona.

Po kështu shigjeton spitalin e punonjësit që nuk u kujdesën ashtu siç duhej. Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin, u nda dje nga jeta. Para disa ditësh ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij. Por asgjë nuk shkoi ashtu sikur ishte planifikuar, pasi legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij.

Ish-mjeku i tij, Alfredo Cahe, ka hedhur akuza të forta. Ai e ka cilësuar si një vdekje të pazakontë, pasi pretendon se i ndjeri nuk është kuruar.

“Një vdekje e pazakontë, në sensin që Maradona nuk është kuruar. Para së gjithash, ai duhej të qëndronte i shtruar në spital. Nuk ka mundësi që një pacient në gjendjen e tij të dalë nga spitali një javë pas asaj lloj ndërhyrjeje kirurgjikale. Ta çosh në shtëpi pas një jave, është një budallallëk.

Ai duhej të kishte një mjek që ta ndiqte nga afër dhe ta ndihmonte në rast emergjence. Dhe kjo nuk ka ndodhur”, është shprehur Cahe, duke akuzuar mjekët e spitalit ku Maradona kreu ndërhyrjen kirurgjikale.

“Diego duhej të kishte qëndruar jo vetëm në atë klinikë, por në një vend thellësisht të shtruar në spital, me një infrastrukturë tjetër, si kur e çuam në Kubë”, shpjegoi Cahe.

“Duhej të ishte një mjek përgjithmonë në dhomën e tij”, tha ai, duke shtuar gjithashtu se e konsideron vdekjen e Maradonës ndodhi “në një mënyrë të pazakontë”.

Cahe vuri në dyshim mënyrën në të cilën u krye operacioni më 4 nëntor. “Kontrolli kardiovaskular nuk u bë plotësisht. Diego nuk u kujdes për sa duhet për veten. Unë nuk e di arsyen e urgjencës së operimit të tij. Kam shumë dyshime. Nuk ishte e nevojshme të ndërhyhej menjëherë”, tha ai.