
Postuar: 21/11/2019 - 21:03
Pas përplasjes fatale të avionit stërvitor T-38 Talon në bazën ajrore të Oklahoma, mediat vendase tregojnë se ky është incidenti i pestë në 12 muaj i këtij tipi, dhe i ka shkaktuar forcave SHBA gjysmën e humbjeve totale të avionëve.
Aksidenti i fundit me një T-38 ndodhi në shtator kur T-38C doli nga pista e ngritjes në bazën ajrore të Sheppard por të dy pilotët në bord shpëtuan pa u lënduar.
Kontingjenti i T-38C ka marrë shumë përmirësime gjatë shërbimit të tij me forcat ajrore por mosha e tyre tashmë po i afrohet 50 vjetëve. Ushtria nuk ka njoftuar për zëvendësimin e tij por pentagoni ka folur për zëvednësim të mjetit me modelin T-X të Boeing
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Na Beni Like Ne Facebook: