BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Bota

Vdes në ekzil ish-presidenti diktator

Vdes në ekzil ish-presidenti diktator
Ish-presidenti diktator i Tunizisë ka ndërruar jetë në moshën 83 vjecare, konfirmon familja e tij.
 
Zine el-Abidine Ben Ali drejtoi vendin për 23 vjet por mori kritika të gjera për shtypjen e lirive politike dhe korrupsionit.
 
Në vitin 2011, u detyrua të jepte dorëheqjen pas protestave masive në rrugë.
 
Pasi la detyrën, ish-presidenti u nis drejt Arabisë Saudite, ku edhe ndërroi jetë.
 
Në vitin 2012, ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e protestuesve në revolucion në vitin 2011. Një gjykatë e veçantë e burgosi atë me 20 vjet për nxitje të dhunës dhe vrasjeve.