BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Bota

Vendosën ti rinumërojnë me dorë të gjitha votat në shtetin që do të bënte kthesën e madhe të zgjedhjeve mes Trump dhe Biden, zbulohet kush fitoi në Gjeorgia

Vendosën ti rinumërojnë me dorë të gjitha votat

Rinumërimi i votave në Gjeorgjia  shpalli fitues sërish Joe Biden, ku demokratët zgjeruan hartën e tyre elektorale në juglindje të vendit.

Fitorja e Biden rrit epërsinë e tij në Kolegjin Zgjedhor ndaj Presidentit Donald Trump. Demorkati e mposhti rivalin republikan me 12,284 vota në këtë shtet, në të cilin Trump kishte fituar mbi Hillary Klintonin me 5% më shumë vota. Presidenti i zgjedhur tha se ishte i bindur që Trumpi e dinte fare mirë se nuk do të fitonte në Gjeorgjia, dhe se tregoi një “papërgjegjshmëri shumë të madhe”.

Rinumërimi tregoi se marzhi i gabimit nuk ishte më i madh se 0.73% në një konte dhe se në nivel më të gjerë, kishte mbetur nën 0.5%. Në vitin 2020, demokratët u përqendruan shumë në këtë shtet, duke e parë atë si një mundësi për fitore, dy vjet pasi demokratja Stacey Abrams humbi ngushtë garën për guvernatore të shtetit.

Të dy vendet e Senatit në Gjeorgjia kanë shkuar në balotazh, duke rritur më tej profilin politik të shtetit. Gjeorgjia nuk kishte votuar për një kandidat demokrat për president që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit.