Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Video-korrupsioni skandalizon Austrinë, kancelari paralajmëron largimin e zëvendësit

Postuar: 18/05/2019 - 14:57

Pas skandalit me publikimin e videos, kancelari austriak, Sebastian Kurz pritet ta largojë nga detyra zëvendësin e tij, kreun e partisë së lirë, Heinz-Christian Strache, njofton agjencia e lajmeve DPA.
 
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, përjashton mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache, teksa një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache duket se i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë.
 
Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.
 
Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.