BREAKING NEWS

Atentat në orët e para të mëngjesit/ Vdes në spital personi që u qëllua me silenciator dhe u gjet i shtrirë në mes të rrugës pranë Piramidës

Atentat në orët e para të mëngjesit/ Vdes në spital
x

Bota

VIDEO/ Nipi 8 muajsh i Joe Biden rrëmben vëmendjen e gjithë botës, ai dha një spektakël të rrallë, ky është kërcimi më i komentuar ditët e fundit me gjyshin e tij që po thyen rrjetin

VIDEO/ Nipi 8 muajsh i Joe Biden rrëmben vëmendjen e gjithë

Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden u inaugurua zyrtarisht më 20 janar, por në fakt ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve ishte nipi i tij 8 muajsh.

Ai zgjodhi të mos i ndahej për asnjë moment gjyshit të tij, duke zgjedhur të kërcejnë e këndojnë bashkë nën tingujt e “Lovely Day” e interpretuar mjeshtërisht nga Demi Lovato.

Ky kërcim është më i komentuari në rrjetet sociale që prej asaj dite, si një ndër  momentet që tregon dashurinë dhe ngrohtësinë familjare.

Presidenti i 46-të i SHBA-ve i ndoqi festimet për zgjedhjen e tij si president nga ekrani i Shtëpisë së Bardhë, për shkak të pandemisë Covid-19.  Rolin kryesor në këto festime e mori nipi i tij.

Djaloshi i vogël i quajtur Beau Biden është djali i Hunte Biden me gruan e tij Melissa Cohen. Atij i kanë vendosur emrin e djalit të ndjerë të presidentit, i cili humbi betejën me kancerin në 2015, në moshën 46 vjeçare.