BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Bota

Video që u bë virale me shpejtësi/ "Të dua, çmendem pas teje, je e imja", i shprehu dashurinë vajzës së Bashar Al-Assad, ushtarit i ndodh e papritura

Video që u bë virale me shpejtësi/ "Të dua,

Para një jave në Youtube u publikua videoja e një ushtari sirian që i shprehte dashurinë vajzës së presidentit të vendit Basha al-Assad.

Ushtari Yazan Soltani thoshte në video:

“Të dua, vërtetë të dua. Çmendem pas teje. Je e imja dhe unë jam i yti. Bëhu e imja!”

Ndërsa në një video tjetër ai shfaqej i veshur me një uniformë ushtarake ku premtonte se do të bënte gjithçka për t’u martuar me të bijën e Assad, 16-vjeçaren Sein Assad.

Guximi i këtij ushtari kishte befasuar miqtë dhe kolegët e tij, të cilët e kishin paralajmëruar se publikimi i videove mund t’i sillte pasoja të rënda.

Dhe me sa duket ashtu ka ndodhur! Sipas mediave në Siri, ushtari Yazan Soltani është zhdukur që prej publikimit të videove.

Sipas motrës së tij, ushtari është arrestuar por nuk ka asnjë informacion se ku ka përfunduar.