BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

(VIDEO) Vetëm një muaj pasi i ishte dorëzuar pronarit, digjet në Mesdhe superjahti me gjatësi 45 metër me vlerë 20 mln paund. Zbardhet emri i manjatit të njohur që e posedonte

(VIDEO) Vetëm një muaj pasi i ishte dorëzuar pronarit, digjet

Një superjaht me vlerë 20 milionë paund, në pronësi të një manjati italian që gëzon pasuri me vlerë më shumë se 400 milionë paund,  është përfshirë nga flakët në brigjet e një ishulli spanjoll.

Anija 45 metër e gjatë u përfshi nga zjarri pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit mesdhetar të “Formenteras”, vetëm një muaj pasi iu dorëzua pronarit të saj.

Rojet bregdetare spanjolle dërguan dy varka shpëtimi në zonë pasi nëntë pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e “Aria SF” braktisën anijen pas një telefonate në Mayday dhe një tentative të dështuar për të shuar zjarrin.

Tymi i zi që shkaktoi zjarri mund të shihej deri në ishullin fqinj të Ibizas por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Pronari i superjahtit, i cili u largua nga kantieri vetëm muajin e kaluar pasi u shit në vitin 2019, është Paolo Scudieri.

61-vjeçari është kryetari i prodhuesit të komponentëve të brendshëm të makinave Gruppo Addler, i cili u themelua nga babai i tij Achille në 1956, dhe vlera e tij neto thuhet të jetë rreth 410 milionë paund.

Babai i katër fëmijëve, Scudieri, i cili jeton në Napoli, është ambasadori i Monakos për Turizmin dhe njëherësh themeluesi i një grupi që zotëron 19 restorante në Itali.

Nuk dihet nëse në mëngjesin e së premtes ai personalisht ndodhej në bordin e jahtit luksoz. Superjahti që u përfshi nga flakët, i cili kishte një pishinë, pesë dhoma gjumi dhe një palestër, do të bënte debutimin e tij zyrtar në Festivalin e Jahteve në Kanë më vonë gjatë këtij viti.