Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vihet në pranga autori i shpërthimit pranë autobusit të Dortmund, ja rrëfimi i tij

Postuar: 21/04/2017 - 11:46

Ndryshe nga sa u dyshua sulmi mbi autobusin e Borussia Dortmund nuk u krye nga ISIS. Një 28-vjeçar i quajtur Sergej W është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se është atentatori i sulmi ndaj autobusit të ekipit të Borussia Dortmund, më 11 prill.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet gjermane. Sipas prokurorisë, e cila përjashtoi aktin e terrorizmit, i riu ka vepruar për arsye ekonomike.

BBC shkruan se Sergej W, me shtetësi të dyfishtë, ruse dhe gjermane, dyshohet se ka organizuar sulmin me qëllim rrëzimin e vlerës së aksioneve të klubit gjerman në bursë në mënyrë që të përfitonte shuma të mëdha parash duke spekuluar më pas me vlerën e tyre.

Ai kishte blerë një paketë me 15 mijë aksione me një çmim prej 78 mijë euro dhe nëse aksionet e Borusia-s binin ai do të fitonte 3,9 milionë euro. Ngjarja ndodhi më 11 prill pak çaste para fillimit të takimit kundër Monaco-s, në Gjermani afër autobusit të Borussia Dortmund ndodhën 3 shpërthime nga ku mbeti i lënduar mbrojtësi Marc Bartra.

Sipas mediave gjermane eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2018 - 08:20

Maqedonisë Gjorge Ivanov tha dje se nuk do të nënshkruajë ligjin e avancimit të gjuhës shqipe, të miratuar së fundmi nga parlamenti, duke argumentuar se është bërë pa debat publik dhe pa opozitën.

Postuar: 17/01/2018 - 22:43

Një tifoz i Atleticos së Madridit është qëlluar me thikë, para fillimit të ndeshjes ndaj Sevillas, jashtë stadiumit “Ëanda Metropolitano”. 

Zvicra përgatietet t’i japë fund lëvizjes së lirë me referendum në stil Brexit

Postuar: 17/01/2018 - 22:17

Zvicra dërgoi dje valë tronditjeje në Bashkimin Evropian teksa partia e saj nacionaliste SVP ka marrë miratimin për mbledhjen e firmave për referendumin e ndryshimeve kushtetu
Çeki, dorëhiqet qeveria, kryeministri lufton akuzat e korrupsionit

Postuar: 17/01/2018 - 20:40

Qeveria minoritare e republikës së Çeksië ka dhënë dje dorëheqjen duke futur vendin në një trazirë të thellë politike, teksa kryeministri i saj i ri, biznesmeni Andrej Babis v
Çifti i luanëve, mashkulli mbulon fytyrën me putër, teksa kritikohet nga luanesha

Postuar: 17/01/2018 - 20:20

Ai mund të jetë mbreti i xhunglës, por një luan në Tanzani e kutoi përfundimisht se kush është shefi  pas një kritike të ashpër nga luanesha e tij.
Le Pen: BE po humbet, zgjedhjet ne Itali do trondisin Brukselin

Postuar: 17/01/2018 - 19:53

Liderja radiakle franceze Marine Le Pen jka mbështetetur sot populistët italianë të Lega Nord për zgjedhjet e ardhshme, duke tëhnë se suksesi i saj mund të sjellë ndryshime dr
Julian Assange: Inteligjenca Artificiale, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Postuar: 17/01/2018 - 19:11

Themeluesi i ‘WikiLeaks’, Julian Assange u është bashkuar sot që paralajmërojnë rrezikun ekzistencial që i vjen njerëzimit nga Inteligjenca Artificiale.