BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Bota

Vijon të rrethohet me mister rrëmbimi më i bujshëm i dekadës së fundit, dalin të dhëna të reja mbi çështjen që pushtoi botën

Vijon të rrethohet me mister rrëmbimi më i bujshëm i

“Mendojmë se Maddie ka vdekur”. Kështu deklaroi prokurori gjerman, që po heton mbi pistën e fundit të çështjes së vajzës së zhdukur britanike në Portugali në vitin 2007, kur ishte vetëm 3 vjeçe. I dyshuari kryesor tashmë ka një emër, quhet Christian Brueckner, 43 vjeç, dhe po vuan dënimin prej 7 vjetësh në burg, për përdhunimin e një turisteje amerikane në Algarve, Portugali, në vitin 2005, ku jetoi për një periudhë kohe.

Zhvillimet e orëve të fundit i bëjnë të ditur familjes se ngjarja mund të ketë një fund të hidhur. “Zyra e prokurorit në Braunschweing po heton pistën e vrasjes rreth 43-vjeçarit gjerman. Nga kjo kuptohet se ne besojmë se vajza ka vdekur”, -tha prokurori Hans Christian Wolters. Por, familja McCann ende besoj se vajza e tyre është gjallë.

Sipas “Daily Mail”, Brueckner, me precedentë për abuzime seksuale dhe aktualisht në burg, i ka treguar një mikut se di gjithçka mbi zhdukjen e vajzës. Burri hetohet nga prokuroria gjermane për vrasjen e vajzës, që për autoritetet gjermane ka vdekur. Detektivët britanikë hetojnë ende për çështjen si një rast i zhdukur.

“Daily Mail” ndërkohë ngre pyetjen, si ka mundësi që policisë i ka shpëtuar ky përdhunues serial, kur në rini të vet kishte pasur precedentë për dhunë seksuale ndaj të miturve?

Gjatë një mbrëmjeje me bazë pijesh alkoolike, Brueckner i tha mikut se di detaje nga çështja në fjalë, në përvjetorin e 10-të të zhdukjes së Madeleine, 3 vjeçe, ngjarje e ndodhur më 3 maj 2007, në Praia da Luz, në Portugali. Ai foli ndërkohë që pa foton e vogëlushes të shfaqej në televizorin e pabit.

Burri, që ia tregoi historinë policisë, tha se Brueckner i tregoi një video ku përdhunonte një grua. Menjëherë dëshmitari informoi policinë dhe nga këtu lindi pista që lidh 43-vjeçarin me çështjen e Maddie, duke u bërë kështu i dyshuari numër një.