BREAKING NEWS

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e
x

Bota

Virologu i njohur gjerman del me paralajmërimin që nuk pritej: Një tjetër pandemi e ngjashme me Covid-19 po vjen, ja çfarë shkakton

Virologu i njohur gjerman del me paralajmërimin që nuk pritej:

Virologu gjerman, Christian Drosten ka lëshuar paralajmërimin se një virus i ri mund të shkaktojë një tjetër pandemi. Ai tha se virusi i quajtur Mers-CoV, sipas tij, është një “kandidat” për t’u bërë pandemia e ardhshme.

Drosten i tha portalit gjerman “Capital” se koronavirusi mori vëmendje të mjaftueshme nga shkenca dhe se gjithçka tashmë është duke u bërë në atë drejtim. Kjo është arsyeja pse ai synon, siç shpjegoi, që ta krijojë një grup të vogël pune që do t’i kushtohej virusit të ri.

Virusi Mers (Sindroma respiratore e Lindjes së Mesme) bën pjesë në grupin e koronavirusëve dhe u shfaq për herë të parë në 2012 në Gadishullin Arabik.

Ashtu si koronavirusi, Mers shkakton infeksione të frymëmarrjes, prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përfshirë këtë virus në “sëmundjet prioritare”, të cilave u kushtohet vëmendje e madhe.