BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Bota

Virologu i njohur italian jep njoftimin e RËNDËSISHËM: Simptomat e varianteve të reja Covid që dyshohet se kanë ardhur edhe në Shqipëri, a mund të kuptohen nga njerëzit?

Virologu i njohur italian jep njoftimin e RËNDËSISHËM: Simptomat

Rastet e variantit Covid po rriten dita ditës, në Itali, së pari ai anglez dhe tani edhe ai brazilian që po zbulohet në territore të ndryshme të vendit.

Një shenjë që tregon se rastet janë prezente, është numri në rritje i shkollave që mbyllen çdo ditë për shkak të pranisë së varianteve të reja që përhapen më me lehtësi, ndërsa komuna të tëra, janë duke u monitoruara nga afër, nga autoritetet shëndetësore italiane.

Por si mund të zbulohet nëse një rast pozitiv Covid gjithashtu ka kontraktuar variantin e ri? Nuk është e lehtë për t’u kuptuar dhe as nuk është e mundur që një qytetar i zakonshëm të kërkojë një analizë të tillë.

"Tani për tani – shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos dhe drejtor mjekësor i Irccs Galeazzi në Milano – “ne veprojmë bazuar mbi çështje të lidhura me territorin. Është një operacion kompleks që kryhet nga aparatura të shtrenjta. Me kalimin e kohës do të jetë më e lehtë të kemi në dispozicion edhe mjetet për të kryer këto teste,” – tha ai.

“Disponueshmëria e testeve molekulare që mund të nxjerrin në pah këtë ndryshim po rritet. Tani për tani, ne vazhdojmë të marrim si shembull, përqindjen e rasteve pozitive të zbuluara gjatë ditëve të mëparshme”, thotë ai.

Dhe nëse një vend i zhvilluar si Italia e ka aktualisht thuajse të pamundur të zbulojë dhe të gjurmojë rastet e varianteve të reja Covid, Shqipëria ende nuk ka zbuluar nëse ka apo jo ndonjë rast të tillë deri tani.

Në Itali, “nëse del një rast i një varianti brazilian, – për shembull thotë Fabrizio Pregliasco, – “ne shkojmë për të hetuar dhe për të gjetur të tjerë në të njëjtën zonë. Prandaj, hetimet epidemiologjike duhet të ndjekin një çështje të re kritike herë pas here. Sistemi shëndetësor po përgatitet për të rritur mundësinë e hulumtimit të varianteve të ndryshme, pasi kërkojnë hetime më të përparuara dhe për këtë arsye edhe më të shtrenjta”, shjpegoi ai.

Për të dalluar praninë e një varianti të ri fillohet nga testet aktuale diagnostike, ndërsa është e nevojshme një test specifik shumë i specializuar: "sekuencimi" i cili arrin të përcaktojë përbërjen e gjenomit të virusit. Kjo nuk është një analizë e disponueshme nga publiku: ajo kryhet vetëm në qendra të specializuara për arsye të shëndetit publik.

Ndër përparësitë në Itali janë edhe njerëzit që jetojnë në mjedise me rrezik të lartë, të tilla si spitalet ku pacientë pozitivë me imunitet janë të shtruar për periudha të gjata, njerëz që vijnë nga vendet në rrezik ose që gjenden në situata ku ka një rritje të rasteve apo ndryshim të transmetueshmërisë .

Italia po gjurmën nën-shembuj të rasteve pozitive me qëllim që të rendisë gjenomin e virusit për të identifikuar në veçanti praninë e ‘variantit anglez’. Më pas, prania e variantit Brazilian dhe, nëse është e nevojshme, edhe e Afrikës së Jugut, është objektiv që të identifikohet në një kohë sa më të shpejta nga vendi ynë fqinj.