
Tërmet i fortë në vend/ Lëkundet Durrësi e Laçi, ndihet edhe në Tiranë, ja sa ballësh ishte

Virusi po përhapet me shpejtësi, katër deputetë infektohen nga koronavirusi

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Shkurt 2020

Kronavirusi po përhapet në të gjithë botën dhe çdo ditë po merr jetë të reja njerëzish.Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve koronavirusi i ka marrë jetën edhe një deputeti iranian.Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili u zgjodh së fundmi si përfaqësuesi për Astana Ashrafieh, besohet se ka rezultuar pozitiv për sëmundjen disa ditë më parë.
Nga informacionet e fundit katër ligjvënës iranianë janë infektuar me koronavirusin e ri, teksa ky virus po përhapet me shpejtësi në Iran, duke detyruar autoritetet që të anulojnë mbajtjen e Lutjeve të së Premtes në shumë xhami në mbarë vendin.
Mohammad Ali Vakili, anëtar i presidiumit parlamentar, tha përmes një postimi në Twitter se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin e ri.
Disa zyrtarë të tjerë të lartë iranianë po ashtu janë infektuar me virusin, përfshirë edhe zëvendëspresidentin iranian, Masoumeh Ebtekar.
Njoftimi se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin, vjen në kohën kur numri zyrtar i vdekjeve është rritur nga 8 në 34 vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkaq, 388 persona të tjerë janë testuar pozitiv me koronavirusin e ri.
Por, shërbimi persian i BBC-së ka thënë se burimet e saj kanë njoftuar se të patën 210 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri. Ministria e Shëndetësisë në Iran ka hedhur poshtë këto raportime.
Më të lexuarat


Greqia në ALARM nga mutacioni i ri i COVID, ja çfarë ka ndodhur në kufi me Shqipërinë

“Zëri i fundit në dhomë”/ Cili është roli ka zv.presidenti i Amerikës? Ja çfarë mund të bëjë Kamala Harris dhe kush e ka pozicionin e një ushtari besnik të presidentit

Do “përballet” me Kinën, Iranin, Rusinë dhe Korenë e Veriut, kush pritet të jetë Sekretari i ri i Shtetit në SHBA

Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti me magnitudë 4.9 shkund këtë shtet, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Aktori shumë i dashur për shqiptarët i dërgon letër Joe Biden, zbardhet kërkesa që ka për presidentin

Aksident fatal, të paktën 19 të vdekur dhe 33 të mbetur të plagosur, mes ty edhe fëmijë (DETAJET)

Bora pushton këtë shtet, “shkatërrohet" nga tornado, humb jetën një i ri, bllokohen njerëzit në shtëpitë dhe makinat e tyre, shqyhen çatitë e hoteleve

Jill Biden merr vendimin surprizë, edhe pse është Zonjë e Parë e SHBA-ve, do të vazhdojë të punojë si…

Ç'po paralajmërohet? Dalin pamjet satelitore se çfarë po ndodh në Kinë

“Lironi shtretërit”/ Zbardhen mesazhet shokuese të mjekut që akuzohet se vrau pacientët me COVID-19, kolegët tronditen nga kërkesa e tij: Kjo është çmenduri!
