BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Bota

Virusi është bërë më i mirë apo më i keq? Ekspertët zbulojnë se ç’po ndodh me pandeminë dhe nëse ka mutacione

Virusi është bërë më i mirë apo më i keq?

Përgjegjësja teknike për koronavirusin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, deklaroi në një konferencë shtypi në Gjenevë, se asgjë studim deri tani nuk ka treguar nëse virusi ka ndryshuar, duke u bërë më i egër.

“Mund të bëhet më i egër? Ndoshta, por mendoj se kjo mund të ndodhë nëse nisim ta nënvlerësojmë. Ja përse është e rëndësishme të vijojmë të respektojmë masat, distancimin social dhe higjienën e duarve, duke kujtuar se vetëm mbajtja e maskave nuk mjafton”, -tha Van Kerkhove.

"Në përgjithësi, viruset kanë tendencë të zhvillohen për t'u përshtatur me pritësin dhe të bëjnë sa më pak dëm të jetë e mundur", tha Mike Ryan, drejtuesi i programit të emergjencës shëndetësore në OBSH.

"Nuk është në interes të një virusi - kujtoi ai - të vrasë të gjithë ata që infekton. E kemi parë te fëmijët, por nuk ka shenja të veçanta që infektimi dhe ashpërsia kanë ndryshuar. Ne, megjithatë, jemi duke monitoruar me kujdes sinjalet spiune të një mutacioni".