Bota

“Virusi jashtë Kinës sapo ka filluar”, eksperti bën deklaratën shqetësuese për çdo vend të botës

“Virusi jashtë Kinës sapo ka filluar”, eksperti bën

Koronavirusi i evidentuar fillimisht në Wuhan të Kinës, që deri tani ka shkaktuar mbi 1100 viktima dhe mbi 45 mijë të prekur, po përhapet me shpejtësi në shumë vende.

Një ekspert i lidhur me OBSH-në bëri një deklaratë shqetësuese, gjatë një interviste për “Reuters”.

“Secili shtet në botë duhet të presë raste të koronavirusit, sepse epidemia sapo ka filluar të përhapet jashtë Kinës”, -deklaroi Dale Fisher.

Fisher, ekspert australian i sëmundjeve ngjitëse, tha: “Virusi është përhapur në vende të tjera, ku është fillimi i epidemisë. Në Singapor jemi në fillim të epidemisë. Besoj se çdo shtet do ta ketë një rast”.

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë pretenduar se virusi mund të zhduket plotësisht deri në muajin prill, pas raportimit të numrit më të vogël të rasteve të reja për 24 orë në dy javët e fundit.