BREAKING NEWS

Ndahet nga jeta Vito Kapo, postet e rëndësishme që ka mbajtur ndër vite në krah të Enver Hoxhës

Ndahet nga jeta Vito Kapo, postet e rëndësishme që ka mbajtur
x

Bota

Virusi nuk kursen as sistemin shëndetësor, shifra rekord ndër mjekët dhe infermierët e prekur

Virusi nuk kursen as sistemin shëndetësor, shifra rekord ndër

Bilanci i viktimave në Kinë prej koronavirusit po rritet dita-ditës, por epidemia nuk kursen as sistemin shëndetësor. Raportohet se në këtë vend janë rreth 1700 mjekë dhe infermierë të cilët rezultojnë bartës të virusit.

Koronavirusi u ka marrë jetën rreth 1400 personave, por tani qeveria kineze është vënë përballë një sfide të re, reduktimi i stafit mjekësor si pasojë e infektimit nga pacientë bartës.

Rreth 1700 doktorë dhe infermierë janë diagnostikuar me virusin "Kovid-19" dhe të paktën 6 kanë humbur jetën.

Pjesa më e madhe e kanë bartur sëmundjen në provincën e Hubeit dhe pikërisht brenda qytetit të Wuhan-it, që njihet si epiqendra e krizës epidemike.

Numri i të infektuarve në rang kombëtar u rrit të premten me 5 mijë raste të reja, duke shkuar në 64 mijë. Ndërsa, deri tani, 1080 persona kanë dalë nga spitalet, pas rikuperimit me sukses nga sëmundja.