BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Bota

Virusi po pushton planetin/Shtohen rastet, zgjerohet harta e vendeve të prekura

Virusi po pushton planetin/Shtohen rastet, zgjerohet harta e vendeve të

Koronavirusi që shpërtheu në Wuhan të Kinës është përhapur thuajse në të gjithë botën, që nga rastet e para kur u zbulua në Kinën qendrore në dhjetor. Mbi 1100 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 45.000 njerëz janë infektuar. Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Të paktën 510 raste janë të konfirmuara me koronavirus në më shumë se 25 vende të tjera. Dy njerëz kanë vdekur jashtë territorit të Kinës, një 44-vjeçar kinez në Filipine dhe një 39-vjeçar në Hong Kong.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin, duke teshtitur, ose kollitur, si dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë.

Kjo është një listë e plotë e vendeve jashtë Kinës kontinentale me raste të konfirmuara të koronavirusit deri më tani:

Hong Kong (50 raste, 1 vdekje)

Singapori (47 raste)

Tajlandë (33 raste)

Japoni (28 raste, plus 175 raste të anijeve)

Koreja e Jugut (28 raste)

Tajvan (18 raste)

Malajzia (18 raste)

Gjermania (16 raste)

Vietnami (15 raste)

Australia (15 raste)

Shtetet e Bashkuara (13 raste)

Franca (11 raste)

Makao (10 raste)

Emiratet e Bashkuara Arabe (8 raste)

Mbretëria e Bashkuar (8 raste)

Kanada (7 raste)

Filipine (3 raste, 1 vdekje)

Itali (3 raste)

India (3 raste)

Rusia (2 raste)

Spanjë (2 raste)

Belgjika (1 rast)

Kamboxhia (1 rast)

Finlanda (1 rast)

Nepal (1 rast)

Sri Lanka (1 rast)

Suedi (1 rast)