Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Viti 2016 i vështirë, Juncker: Prioritet zhvillimi ekonomik dhe punësimi

 Viti 2016 i vështirë, Juncker: Prioritet zhvillimi ekonomik dhe punësimi

Postuar: 15/01/2016 - 20:03

Viti 2016 do të jetë një vit i vështirë për qytetarët europian.
 
Këta të fundit do të hasin vështirësi në gjetjen e një pune, ndërsa ekonomia ekonomia do të vuajë pasojat e kolapsit të lëvizjes së lirë brenda Europës për shkak të krizës së refugjatëve, e konsideruar si më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore.
 
Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker deklaroi në konferencën e parë për shtyp të këtij viti, të njoftuar si rrallë herë vetëm 45 minuta përpara mbajtjes së saj, se “zhvillimi ekonomik dhe punësimi mbeten prioriteti kyç” për ekzekutivin europian, ndërsa shpjegoi dhe lidhjen e brishtë të tyre me funksionimin e Schengenit. 
 
“Schengen është një prej arritjeve më të mëdha të procesit të integrimit europian. Pa Schengen, pa lëvizjen e lirë të punëtorëve, pa lirinë e qytetarëve europianë për të udhëtuar, euro nuk ka kuptim. Ngjashëm qëndron lidhja mes Schengen, lëvizjes së lirë dhe tregut unik. Më pak Schengen do të thotë më pak punësim e më pak zhvillim ekonomik”, deklaroi Juncker. 
 
Udhëheqësi i vjetër i Luksemburgut  u shpreh se, nuk ka shumë iluzione për 2016-n, pasi sipas tij, gjithçka do të jetë edhe më e vështirë. 
 
Por kreu i ekzekutivit europian theksoi se nuk dorëzohet kur bëhet fjalë për gjetjen e zgjidhjes europiane në vend të vendimeve nacionale, si rivendosja e kontrolleve kufitare. 
“E refuzoj idenë se ky është fillimi i një fundi”, tha Juncker. 
 
Nga ana tjetër, ai u shpreh i bindur se gjatë muajit shkurt do të arrihet një marrëveshje me Britaninë e Madhe, çka do të mundësojë që ky shtet, edhe pas referendumit, të mbetet anëtar i BE-së. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.
 
Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
 

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m

Postuar: 19/07/2019 - 21:33

Modelja e bukur ruse që u martua me ish-mbretin e Maljazisë dhe u raportua më pas se është divo

Postuar: 19/07/2019 - 21:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë

Postuar: 19/07/2019 - 15:56

Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin P