BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Bota

Vjehrra përpiqet të helmojë nusen në ditën e dasmës, detaji që e nxori zbuluar dhe si arriti dhëndri të shmangte tragjedinë

Vjehrra përpiqet të helmojë nusen në ditën e

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi historia e një dasme që për pak përfundoi në tragjedi.

Një organizatore dasmash, Callie, është bërë virale në Tik Tok pasi ka rrëfyer historinë e një dasme me të cilën ajo po merrej, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi.

Vjehrra u përpoq të helmonte nusen pikërisht në ditën e shënuar të saj.

Callie e fillon rrëfimin e saj me ngarkesën e zakonshme dhe çështjet për të cilat duhet të kujdeset në raste të tilla, derisa iu desh të ndeshej me një porosi të paregjistruar që mbërriti nga një pastiçeri.

Mamaja e dhëndrit shpjegoi se e kishte bërë ajo porosinë, e cila përshtatej edhe me tortën e dasmës në mënyrë që të kishte mjaftueshëm ëmbëlsira për të gjithë të ftuarit.

Deri këtu nuk kishte asnjë problem dhe Callie i vendosi mbi tavolinë, por flakët e ferrit pushtuan vendin kur vjehrra u përpoq t’i jepte nuses me zor një nga ëmbëlsirat.

Doli që përmbanin arrë kokosi, ndaj së cilës nusja kishte alergji akute.

Dhëndri, i cili vuri re kokosin, i bërtiti menjëherë së ëmës: “Mama, ti e di që ajo është alergjike!”

Kaluan disa sekonda pa asnjë reagim, të cilat u pasuan nga dhëndri që i ulërinte së ëmës, nusja e ngrirë në vend me pamje të tmerruar në fytyrë dhe vjehrra që dukej sikur nuk i interesonte aspak.

Fjalëve të të birit “ajo mund të kishte kaluar shok anafilaktik”, ajo iu përgjigj me: “Aksidentet ndodhin çdo vit”.

Më pas, iu drejtua karriges së saj, mori sendet e veta dhe u largua.

Sipas fjalëve të dhëndrit, e ëma nuk e kishte mbështetur kurrë marrëdhënien e tyre.