
Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Vjen lajmi fantastik për shqiptarët që punojnë në Gjermani. Zbardhet vendimi më i fundit

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Shtator 2022

Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar në këtë vend të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh që kanë jetuar dhe punuar aty.
Plani u zbulua nga portali gjerman i lajmeve ‘The Pioneer të mërkurën, më 7 shtator, i cili pretendon se ka parë strategjinë e re të qeverisë për punëtorët e kualifikuar.
Të mërkurën, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin, në të cilin përfaqësues nga politika, biznesi dhe shoqatat diskutuan mënyra dhe masa të reja për të luftuar mungesën në rritje të punëtorëve të kualifikuar.
Qeveria, megjithatë nuk përmendi mundësinë e fitimit të shtetësisë pas vetëm tre vitesh qëndrimi në vend.
Gjatë samitit, Ministri Federal i Punës Hubertus Heil, i cili ishte edhe organizator, tha se për shumë kompani në Gjermani, kërkimi i punëtorëve të kualifikuar tashmë është një çështje ekzistenciale.
“Vendi ynë ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”- u shpreh ministri.
Ministri Federal për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës, Robert Habeck, vuri në dukje gjithashtu nevojën urgjente për punëtorë më të kualifikuar për vendin, si nga Gjermania dhe BE, ashtu edhe nga vendet e treta.
“ Ne duhet ta bëjmë arsimin dhe trajnimin më tërheqës dhe duhet të hapemi shumë më tepër ndaj emigracionit dhe të promovojmë së bashku se Gjermania është një vend me punë interesante dhe me cilësi të lartë,” tha ai.
Javën e kaluar, ministri Heil zbuloi planet për të krijuar një “kartë mundësie” me një sistem të bazuar në pikë, i cili do të ndihmojë vendin të zvogëlojë mungesën e fuqisë punëtore.
Kjo kartë e re, e cila pritet të prezantohet në vjeshtën e këtij viti, do t’i mundësojë të zhvendoset në Gjermani dhe të kërkojë punë këdo që plotëson tre nga katër kërkesat e mëposhtme: diplomë, njohuri të gjuhës gjermane ose të ketë jetuar në Gjermani, tre vite eksperiencë pune dhe të jesh më i ri se 35 vjeç.
Një studim i publikuar gushtin e kaluar nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Këlnit tregon se nga korriku 2021 deri në korrik 2022, kishte një mungesë prej më shumë se gjysmë milioni punëtorësh të kualifikuar në Gjermani për të gjitha profesionet.
Më të lexuarat


Zjarri i madh shkrumbon plotësisht banesën e ish-kryebashkiakut, dalin detajet e fundit

Pensionisti "xheloz" hakmerret ndaj fqinjit të tij, bën veprimin drastik

Çfarë po ndodh? Përshkallëzohen protestat në Francë, qytetarët përplasen me policinë

Për herë të parë në histori, e bujshme ajo që pritet të ndodhë në Ukrainë, zbardhen me shpejtësi detajet

Sulmi me bombë në një xhami, rritet numri i viktimave, dalin detajet e fundit

Sanksionet nga Perëndimi, Lukashenko befason me reagimin e tij: Nuk është një mallkim, por një bekim

Tronditëse/ Gruaja fshehu të dashurin në dollap, babë e bir dhunojnë për vdekje 39-vjeçarin

Kërkesa për ndihmë ushtarake, zbardhet vendimi më i fundit i Joe Biden drejt presidentit Zelensky

Pamje mahnitëse, metori bie në tokë dhe e kthen natën në ditë (Video)

“Putini nuk është gati të shtypë butonin e kuq!”/ Ukraina zbulon planin e Putinit dhe bën paralajmërimin e frikshëm
